Romani i realizmit socialist në letërsinë shqipe të Kosovës (1957-1970)
Gjurmime Albanologjike · 01.07.2024 · (54) · 189-211
DOI: 10.66898/gja.vi54.7380 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2024. Verfasst von Sali Bytyçi.
Abstract (Originalsprache)
Pa një traditë të mirëfilltë të krijimit të saj, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë dhe viset shqiptare në ish-Jugosllavi, letërsisë shqipe iu desh të krijohej nga fillimi në të gjitha gjinitë dhe llojet e saj. Në fillim kjo letërsi nis me poezi lirike dhe me tregime e kallëzime të shkurtra, krahas të të cilave botohet edhe letërsi popullore, në vargje e në prozë, por vetëm në dekadën e dytë të krijimit të saj, pas disa vëllimeve të pakta në poezi e në prozë, u botua edhe romani i parë më 1957. Nga viti 1957 e deri në vitin 1970, nga nëntë autorë, u botuan gjashtëmbëdhjetë romane, prej të cilave katërmbëdhjetë bënë jetë normale, ndërsa dy romanet e Adem Demaçit, i pari u ndalua, i dyti u konfiskua në dorëshkrim dhe mbeti në dosjet e organeve të pushtetit. Në vitet ’50 u botuan gjithsej tre romane, nga Sinan Hasani, Adem Demaçi dhe Rexhai Surroi, në dekadën vijuese u botuan dymbëdhjetë romane, nga Azem Shkreli, Sinan Hasani, Rexhep Zogaj, Murat Isaku, Nazmi Rrahmani, Nebil Duraku dhe Hivzi Sulejmani. Romani i parë, nga Hivzi Sulejmani, ishte paralajmëruar të botohej që në fillim të viteve ’50, ndërsa i dytë në fund të këtyre viteve, por u botuan vetëm në gjysmën e dytë të viteve ’60, në kohën kur u zbutën rrethanat politike ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ndërkaq Adem Demaçi e kishte shkruar edhe romanin e dytë Drithë e miell bashkë në fillim të viteve ‘60, por që i ishte konfiskuar nga organet e Punëve të Brendshme dhe prej asaj kohe deri para disa vitesh ky roman mbeti i pabotuar. Romansieri më i frytshëm gjatë këtyre dekadave ka qenë Sinan Hasani, me tri romane, romansieri më i rëndësishëm ka qenë Hivzi Sulejmani.
Zitieren
APA
Bytyçi, S. (2024). Romani i realizmit socialist në letërsinë shqipe të Kosovës (1957-1970). Gjurmime Albanologjike, 189-211. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7380
Vancouver
Bytyçi S. Romani i realizmit socialist në letërsinë shqipe të Kosovës (1957-1970). Gjurmime Albanologjike. 2024:189-211. doi:10.66898/gja.vi54.7380
BibTeX
@article{Bytyi2024,
author = {Bytyçi, Sali},
title = {Romani i realizmit socialist në letërsinë shqipe të Kosovës (1957-1970)},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2024},
number = {54},
pages = {189--211},
doi = {10.66898/gja.vi54.7380}
}
EUVIMED