EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY 4.0

Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Aristotel Spiro

Studime Filologjike · 16.06.2026 · 1 (1) · 5-74

DOI: 10.67537/sf012602 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Studime Filologjike, online erschienen am 16.06.2026. Verfasst von Aristotel Spiro. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Që nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), shqipja standarde është konsoliduar ndjeshëm, duke përballuar sfida shoqërore, kulturore dhe politiko-ideologjike. Megjithë qëndrueshmërinë e saj, diskutimet për rishikimin e drejtshkrimit kanë vijuar, shpesh të udhëhequra nga propozime të pjesshme dhe pa një bazë të re teorike. Ky studim argumenton se problemi themelor që ushqen konfuzionin dhe skepticizmin gjysmëshekullor qëndron në formulimin e pasaktë të parimeve të drejtshkrimit në Rezolutën e Kongresit dhe në bibliografinë që vijoi as tij. Konkretisht, përcaktimi i parimit «fonetik» si parim themelor dhe njohja e të ashtuquajturit parim «morfologjik» janë teorikisht të papërcaktuara dhe kontradiktore. Duke u mbështetur në studimet e grafematikës, autori argumenton se parimi themelor i çdo drejtshkrimi, përfshirë shqipen, është parimi fonologjik. Ndryshe nga parimi fonetik (që do të kërkonte shkrimin e tingujve ashtu siç shqiptohen në të folur), parimi fonologjik siguron qëndrueshmërinë duke lidhur grafemën me fonemën, e jo me realizimet e saj fonetike të ndryshueshme. Kjo rrëzon ekzistencën e një parimi të veçantë morfologjik në shqip, pasi ruajtja e pamjes së morfemave (p.sh., shkrimi i ë-së së patheksuar) nuk bëhet për hir të morfologjisë, por sepse ajo është pjesë e përbërjes fonematike të fjalës. Kuptimi i saktë i parimit fonologjik ka rëndësi praktike vendimtare: ai shërben si mburojë teorike kundër ndërhyrjeve arbitrare për reforma të pambështetura, duke siguruar kështu qëndrueshmërinë e kodit komunikativ të shqipes standarde.

Zitieren

APA

Spiro, A. (2026). Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Studime Filologjike, 1(1), 5-74. https://doi.org/10.67537/sf012602

Vancouver

Spiro A. Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Studime Filologjike. 2026;1(1):5-74. doi:10.67537/sf012602

BibTeX
@article{Spiro2026,
  author = {Spiro, Aristotel},
  title = {Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe},
  journal = {Studime Filologjike},
  year = {2026},
  volume = {1},
  number = {1},
  pages = {5--74},
  doi = {10.67537/sf012602}
}
Kostenlos starten →