EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe

Adelinë Selmani

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 115-132

DOI: 10.66898/gja.vi53.7351 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Adelinë Selmani.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Në këtë punim janë trajtuar karakteristikat semantike të pasthirrmave të gjuhës shqipe, duke filluar qysh nga klasifikimi i tyre sipas kriterit semantik që, në gjuhën shqipe, ashtu si në anglishte e gjuhë të tjera, është bazuar në funksione të veçanta komunikuese që kryejnë pasthirrmat, thënë më saktë, në atë që perceptohet të jetë funksioni mbizotërues i fjalës gjegjëse në lidhje me semantikën e saj. Përveç kësaj, gjatë trajtimit është synuar të testohen dy hipoteza kryesore: duke qenë se përgjithësisht pasthirrmat janë tipare të gjuhës së folur, kuptimi i tyre dekodohet në bazë të mënyrës së shqiptimit, të intonacionit, të mimikës e të elementeve të tjera shtesë, kurse në gjuhën e shkuar, për të arritur te kuptimi i saktë i një pasthirrme të caktuar është e domosdoshme njohja e kontekstit, këtë nevojë e bën sinjifikante polisemia e pasthirrmave; pasthirrmat evoluojnë, pësojnë lëvizje kuptimore e huazohen, veçanërisht për ta eliminuar poliseminë. Për t`i parë më detajisht këto karakteristika, punimi është bazuar në një korpus të gjerë, duke përfshirë në rend të parë përdorimet e pasthirrmave në Korpusin Nacional të Gjuhës Shqipe, me theks të veçantë të disa prej pasthirrmave që dalin me frekuencë më të lartë të përdorimit dhe gamë më të gjerë kuptimore, siç janë: ah, oh, uh.

Zitieren

APA

Selmani, A. (2023). Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe. Gjurmime Albanologjike, 115-132. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7351

Vancouver

Selmani A. Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe. Gjurmime Albanologjike. 2023:115-132. doi:10.66898/gja.vi53.7351

BibTeX
@article{Selmani2023,
  author = {Selmani, Adelinë},
  title = {Veçori semantike të pasthirrmave në gjuhën shqipe},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {115--132},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7351}
}
Kostenlos starten →