DOSJA E ARIT SHQIPTAR: NGA KONFLIKTI IDEOLOGJIK TE ZGJIDHJA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT
Studime Historike / Historical Studies · 30.06.2026 · 1 (1) · 257-294
DOI: 10.67537/ih0126010 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Studime Historike / Historical Studies, online erschienen am 30.06.2026. Verfasst von Afrim Krasniqi. Die Arbeit nennt 121 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).
Abstract (Originalsprache)
Procesi i kthimit të arit monetar shqiptar të grabitur gjatë Luftës së Dytë Botërore përbën një nga çështjet më të ndërlikuara dhe më të zgjatura të pasluftës europiane, i ndikuar nga faktorë politikë, ideologjikë dhe juridikë. Ai u shoqërua me paqartësi mbi burimet e konfiskimit dhe u instrumentalizua në diskursin politik, duke u ndërthurur me pretendime ndaj fuqive të kohës dhe me çështjen e Kanalit të Korfuzit. Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që përfitoi nga mekanizmi ndërkombëtar i kthimit të arit, duke e përmbyllur procesin vetëm në mesin e viteve 1990, pas një ndryshimi thelbësor në qasjen shtetërore pas vitit 1992. Artikulli argumenton se kjo zgjidhje duhet kuptuar si rezultat i një transformimi historik: kalimi nga një regjim i izoluar ideologjik drejt një aktori që vepron në përputhje me normat e rendit ndërkombëtar. Depolitizimi i çështjes dhe riformësimi i politikës së jashtme krijuan kushtet për një trajtim pragmatik, të mbështetur në dokumente arkivore dhe mekanizma diplomatikë. Nga perspektiva e studimeve historike, ky rast dëshmon se rindërtimi i narrativës mbi të kaluarën ndikon drejtpërdrejt në zgjidhjen e çështjeve të trashëguara ndërkombëtare. Përmbyllja e dosjes së arit përfaqëson kështu një moment kyç, ku ndërthuren historia, diplomacia dhe e drejta ndërkombëtare në kontekstin e tranzicionit shqiptar.
Zitieren
APA
Krasniqi, A. (2026). DOSJA E ARIT SHQIPTAR: NGA KONFLIKTI IDEOLOGJIK TE ZGJIDHJA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT. Studime Historike / Historical Studies, 1(1), 257-294. https://doi.org/10.67537/ih0126010
Vancouver
Krasniqi A. DOSJA E ARIT SHQIPTAR: NGA KONFLIKTI IDEOLOGJIK TE ZGJIDHJA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT. Studime Historike / Historical Studies. 2026;1(1):257-294. doi:10.67537/ih0126010
BibTeX
@article{Krasniqi2026,
author = {Krasniqi, Afrim},
title = {DOSJA E ARIT SHQIPTAR: NGA KONFLIKTI IDEOLOGJIK TE ZGJIDHJA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT},
journal = {Studime Historike / Historical Studies},
year = {2026},
volume = {1},
number = {1},
pages = {257--294},
doi = {10.67537/ih0126010}
}
EUVIMED