EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit

Neziri Zymer Ujkan

Gjurmime Albanologjike · 01.03.2023 · (53) · 155-176

DOI: 10.66898/gja.vi53.7331 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.03.2023. Verfasst von Neziri Zymer Ujkan.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Koleksioni i madh i këngëve epike të Gadishullit Ilirik apo të Ballkanit, i viteve ’30 të shekullit XX, që ruhet në fondet arkivore amerikane të Universitetit të Harvardit, i njohur me emrin Koleksioni i Millmen Perit, MPCOL (The Milman Parry Collection of Oral Literature), ka edhe këngë epike e lirike shqiptare. Aty përfaqësohet edhe krahina e Pelagonisë me këngëtarët Ethem Hasani me dy këngë epike dhe Hamdi Murati me dy këngë lirike. Vlerësohet lart pjesa e repertorit të epikës heroike historike e rapsodit E. Hasani, sidomos këngët e tij për Demë Ahmetin e Arif Sinanin, kënduar më 1934. Kjo kumtesë për këngët e Pelagonisë u realizua nga kërkimet e mia arkivore të vitit 2002 e 2007, në Harvard, në Koleksionin e M. Perit. Hulumtimi u krye atje sipas projektit tim për disertacion doktorate në vitet ’70 të shekullit të kaluar, por i vonuar për shkaqe politike. Qëllimi i këtij punimi është që të pasqyrojë punën time kërkimore arkivore në fushën e folkloristikës, në fondet arkivore të Harvardit. E ndër to janë edhe materialet epike nga Pelagonia. Ato janë dëshmi e shtrirjes gjeografike të epikës sonë të krijuar në krahinat tona veriore Llap e Karadak. Këtu pasqyrohen edhe kërkimet e mia jashtë Harvardit, në terren, për personazhet D. Ahmeti e për familjen e masakruar nga serbët dhe për ushtarin A. Sinani, që vret eprorin osman për nderin e familjes. Rëndësinë e tyre e shton sidomos vlera poetike dhe vendi i ruajtjes në Kembrixh, në njërin nga arkivat më të mëdhenj të epikës gojore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zitieren

APA

Ujkan, N. Z. (2023). Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit. Gjurmime Albanologjike, 155-176. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7331

Vancouver

Ujkan NZ. Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit. Gjurmime Albanologjike. 2023:155-176. doi:10.66898/gja.vi53.7331

BibTeX
@article{Ujkan2023,
  author = {Ujkan, Neziri Zymer},
  title = {Kënga shqiptare nga pelagonia në fondet arkivore të universitetit të harvardit},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {155--176},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7331}
}
Kostenlos starten →