Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga provincia e Dalmacisë në Dardaninë romake
Gjurmime Albanologjike · 01.12.2023 · (53) · 11-38
DOI: 10.66898/gja.vi53.7411 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.12.2023. Verfasst von Naser Ferri.
Abstract (Originalsprache)
Në territorin e ish-Mbretërisë Dardane, e cila pas pushtimit romak ishte bërë pjesë e provincës romake Moesia (dhe e cila pas ndarjes territoriale nga perandori Domician, nga viti 86 të erës sonë ishte bërë pjesë e provincës së re Moesia Superior), janë gjetur disa monumente epigrafike në tekstet e të cilave përmenden pjesëtarët e ushtrisë romake me prejardhje nga Salona dhe nga disa lokalitete të tjera të Dalmacisë e që kronologjikisht i përkasin shekullit I të erës sonë. Bëhet fjalë për monumentet mbivarrore të ish-ushtarëve romakë, gjegjësisht të veteranëve, të cilët pas pushtimit romak të Dardanisë ishin vendosur në rajonin e Colonia Flavia Scupinorum, përkatësisht në Scupimetropolin antik të Dardanisë në shekullin Io të erës sonë. Monumentet epigrafike të këtyre ushtarëve janë ngritur nga skllevërit e tyre të liruar dhe se këta të fundit ishin edhe trashëgimtarë pas vdekjes së ish-padronëve të tyre, ndërsa në një rast monumentin e kishte ngritur miku i të ndjerit. Veteranët e ushtrisë që përmenden në tekstet e mbishkrimeve të këtyre monumenteve kishin qenë kryesisht pjesëtarë të Legio VIIo Claudia Pia Fidelis. Ky legjion fillimisht ishte vendosur në provincën e Maqedonisë, prej nga ishte transferuar në Dalmaci, ku ishte vendosur në kampet ushtarake në Tilurium dhe në Salona, ndërsa prej këtu në vitin 62 të erës sonë ishte transferuar në provincën e re - Moesia e në një rast veterani kishte qenë pjesëtar i Legio XIVo Gemina, që kishte qenë e vendosur në Panoni.
Zitieren
APA
Ferri, N. (2023). Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga provincia e Dalmacisë në Dardaninë romake. Gjurmime Albanologjike, 11-38. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7411
Vancouver
Ferri N. Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga provincia e Dalmacisë në Dardaninë romake. Gjurmime Albanologjike. 2023:11-38. doi:10.66898/gja.vi53.7411
BibTeX
@article{Ferri2023,
author = {Ferri, Naser},
title = {Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga provincia e Dalmacisë në Dardaninë romake},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2023},
number = {53},
pages = {11--38},
doi = {10.66898/gja.vi53.7411}
}
EUVIMED