Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës
Kërkime Pedagogjike · 01.01.2026 · 3 · 157-168
DOI: 10.62928/kp.v3i.8934 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, online erschienen am 01.01.2026. Verfasst von Azra Thaqi-Gashi.
Abstract (Originalsprache)
Ky rast studimor cilësor studion zbatimin e praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze si gjuhë e huaj (EFL) në Kosovë. Studimi fokusohet në mësimdhënësit e gjuhës angleze (ELTs) dhe eksploron të kuptuarit e tyre mbi zbatimin e politikave të arsimit gjithëpërfshirës, sfidat me të cilat përballen, praktikat e përdorura dhe vizionin e tyre për një klasë ideale gjithëpërfshirëse. Metodologjia kërkimore cilësore e përdorur për këtë studim ishte metoda e studimit të rastit, e zgjedhur për përshtatshmërinë e saj për të ofruar një kuptim të thellë të praktikave të arsimit gjithëpërfshirës në mesin e ELT-ve në Kosovë. Për më tepër, intervistat gjysmë të strukturuara u përdorën për të mbledhur të dhëna nga pjesëmarrësit. Më pas, analiza tematike u përdor për të interpretuar të dhënat, duke identifikuar modele dhe tema të përsëritura. Për më tepër, një qasje përshkruese u përshtat për të përshkruar në mënyrë sistematike praktikat më të mira për mësimin e anglishtes dhe nxitjen e gjithëpërfshirjes në institucionet e arsimit fillor. Duke i kombinuar këto metoda, studimi synoi të ofrojë një kuptim gjithëpërfshirës të praktikave të arsimit gjithëpërfshirës në mesin e ELT-ve në Kosovë. Në përgjithësi, rezultatet tregojnë një kuptim të thellë të parimeve të arsimit gjithëpërfshirës, duke nxitur një mjedis të respektueshëm dhe të barabartë. Pavarësisht se përballen me sfida të tilla si klasat e mbipopulluara, mundësitë e kufizuara të trajnimit dhe rezistencën shoqërore, ELT-të demonstrojnë qëndrueshmëri përmes zhvillimit të vazhdueshëm professional duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj gjithëpërfshirjes. Ky studim zbulon strategji të ndryshme gjithëpërfshirëse, duke filluar nga dinamika e klasës deri tek mbështetja individuale. Këto praktika, pavarësisht kufizimeve, nxjerrin në pah shkathtësinë dhe përshtatshmërinë e mësimdhënësve për të promovuar gjithëpërfshirjen. Ky studim ofron njohuri praktike për iniciativat e ardhshme, duke synuar të sigurojë që çdo nxënës të ketë qasje në arsimin cilësor brenda një mjedisi mësimor gjithëpërfshirës dhe mbështetës.
Zitieren
APA
Thaqi-Gashi, A. (2026). Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës. Kërkime Pedagogjike, 3, 157-168. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8934
Vancouver
Thaqi-Gashi A. Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës. Kërkime Pedagogjike. 2026;3:157-168. doi:10.62928/kp.v3i.8934
BibTeX
@article{ThaqiGashi2026,
author = {Thaqi-Gashi, Azra},
title = {Hulumtimi i praktikave gjithëpërfshirëse në orët e gjuhës angleze në arsimin fillor të Kosovës},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2026},
volume = {3},
pages = {157--168},
doi = {10.62928/kp.v3i.8934}
}
EUVIMED