EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY 4.0

REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956

Sonila Boçi

Studime Historike / Historical Studies · 30.06.2026 · 1 (1) · 295-320

DOI: 10.67537/ih0126011 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Studime Historike / Historical Studies, online erschienen am 30.06.2026. Verfasst von Sonila Boçi. Die Arbeit nennt 59 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ky artikull analizon dinamikat e pushtetit në Shqipëri gjatë viteve 1953-1956, një periudhë e shënuar nga ndryshime tronditëse në Bashkimin Sovjetik, të reflektuara në gjithë Bllokun Lindor. Në Shqipëri, vitet që pasuan vdekjen e Stalinit u karakterizuan nga përpjekjet për të ruajtur kontrollin e brendshëm, ndërkohë që udhëheqja shqiptare synonte të ndiqte ritmin e reformave të “Kursit të Ri” të Nikita Hrushovit, të imponuara nga Moska. Duke u mbështetur në një rilexim të dokumenteve arkivore dhe në gjetje të reja burimore, studimi shqyrton hendekun midis pranimit formal të direktivave reformuese sovjetike dhe zbatimit selektiv të tyre në praktikë. Artikulli argumenton se procesi i reformave të nxitura nga Moska nuk solli transformim të strukturës së pushtetit në Shqipëri. Lufta kundër kultit të individit nuk preku thelbin e autoritetit personal dhe të personalizimit të vendimmarrjes, por u kufizua në riformulimin e narrativës publike, ku partia duhej të përmendej përpara individit. Artikulli analizon manovrat e Enver Hoxhës për të konsoliduar autoritetin e tij, si brenda hierarkisë së lartë partiake, ashtu edhe në shoqëri. Raste si ai i Tuk Jakovës dëshmojnë se çdo përpjekje për depersonalizimin e historisë dhe relativizimin e rolit të udhëheqësit përbënte kufirin e pakalueshëm të reformës. Për këtë arsye, periudha 1953-1956 përkufizohet si reformë pa transformim, pasi nuk preku themelet ideologjike të një regjimi të orientuar drejt stalinizmit.

Zitieren

APA

Boçi, S. (2026). REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956. Studime Historike / Historical Studies, 1(1), 295-320. https://doi.org/10.67537/ih0126011

Vancouver

Boçi S. REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956. Studime Historike / Historical Studies. 2026;1(1):295-320. doi:10.67537/ih0126011

BibTeX
@article{Boi2026,
  author = {Boçi, Sonila},
  title = {REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956},
  journal = {Studime Historike / Historical Studies},
  year = {2026},
  volume = {1},
  number = {1},
  pages = {295--320},
  doi = {10.67537/ih0126011}
}
Kostenlos starten →