Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë
Gjurmime Albanologjike · 01.12.2024 · (54) · 109-123
DOI: 10.66898/gja.vi54.7439 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.12.2024. Verfasst von Elza Shipoli.
Abstract (Originalsprache)
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane, ndër ta edhe Hasan Pashë Gjakovalia, i cili vepronte në Pécs të Hungarisë. Ndikimi i tij për kohën sa vepronte në këtë vend la gjurmë të pashlyeshme në udhëheqësi, por edhe në investimet e tij. Këtu po e përmendim ndërtimin e kompleksit të ndërtesave, që përfshinte një xhami, një medrese dhe një manastir. Xhamia e Hasan Pashë Gjakovalisë edhe sot, fatmirësisht, është njëra ndër xhamitë që i ka mbijetuar kohës. Historia e kompleksit e veçanërisht xhamia në fjalë, duke pasur parasysh vjetërsinë, origjinalitetin dhe historinë e saj, ka arritur që si monument të mbrohet nga shteti dhe të jetë muze i qytetit. Ky punim përshkruan arsyen e ndërtimit të kompleksit, prejardhjen e Hasan Pashë Gjakovalisë, si dhe xhaminë e cila për kaq shumë dekada i ka rezistuar kohës.
Zitieren
APA
Shipoli, E. (2024). Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë. Gjurmime Albanologjike, 109-123. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7439
Vancouver
Shipoli E. Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë. Gjurmime Albanologjike. 2024:109-123. doi:10.66898/gja.vi54.7439
BibTeX
@article{Shipoli2024,
author = {Shipoli, Elza},
title = {Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2024},
number = {54},
pages = {109--123},
doi = {10.66898/gja.vi54.7439}
}
EUVIMED