Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit
Gjurmime Albanologjike · 01.03.2024 · (54) · 39-60
DOI: 10.66898/gja.vi54.7305 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.03.2024. Verfasst von Zymer Ujkan Neziri.
Abstract (Originalsprache)
Ky punim studimor për baladën e besës, e shqyrtuar në rrafshin krahasues të motërzimeve në rrethinën e Prilepit të Pelagonisë dhe në krahinën e Rugovës së Kelmendit, sjell të dhëna të përafrimeve të ndërtimit poetik, të rrëfimit të ndodhisë, të përbashkësisë motivore e tematike dhe të ndryshimeve që kanë këto dy anë të viseve tona në Gadishullin Ilirik. Për shqyrtime krahasuese, kam marrë parasysh shtatë motërzime të baladës së besës nga Rugova e Kelmendit dhe tri motërzime të baladës së besës nga rrethina e Prilepit të Pelagonisë. Ato janë kënduar nga shtatë lahutarë rugovas: Rrustem Veseli-Vaçaj, Mehmet Beka-Imeraliaj, Misin Nimani-Sejdaj, Shaban Kasëmi-Ahmetaj, Sokol Arifi-Lekëgjekaj. Nga katundi Cërnilishtë, Prilep, krahina e Pelagonisë, janë këngët e viteve 2011 e 2012, të tri tregimtareve të baladës së besës: Nadire Asani, Naxhije Imeri, Nurijet Kadriu. Mbledhja e baladave të grupit të parë u takon viteve ’80 të shekullit XX, kurse ato të grupit të dytë janë të viteve ’10 të shekullit XXI. Të shtatë motërzimet e grupit të parë kanë tituj të njëjtë: Motra me shtat’ vëllazën dhe vetëm një quhet Motra me nan’ vllazën. Titujt e motërzimeve të grupit të dytë janë: Motra e nant vllaznive, Tet-nant vllazën ene motra, si dhe Nant vllaznit ene motra. Grupi i parë i motërzimeve janë incizuar në krahinën e Rugovës dhe janë transkriptuar nga Zymer Neziri, kurse grupi i dytë janë mbledhur në katundin Cërnilishtë, Prilep, nga studiuesi Mustafa Ibrahimi. Gjatësia e vargjeve të grupit të parë është ndërmjet 160 e 220 vargje, kurse ajo e grupit të dytë është ndërmjet 30 e 55 vargje. Qëllimi i këtij punimi është shqyrtimi i teksteve të baladës së besës nga dy cepe gjeografike të viseve shqiptare, Rugova dhe Prilepi, në rrafshin krahasues të përbashkësisë dhe të ndryshimeve.
Zitieren
APA
Neziri, Z. U. (2024). Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit. Gjurmime Albanologjike, 39-60. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7305
Vancouver
Neziri ZU. Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit. Gjurmime Albanologjike. 2024:39-60. doi:10.66898/gja.vi54.7305
BibTeX
@article{Neziri2024,
author = {Neziri, Zymer Ujkan},
title = {Balada e Besës: shqyrtime krahasuese të motërzimeve të Prilepit të Pelagonisë dhe të Rugovës së Kelmendit},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2024},
number = {54},
pages = {39--60},
doi = {10.66898/gja.vi54.7305}
}
EUVIMED