EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani

Gjurmime Albanologjike · 01.03.2024 · (54) · 11-38

DOI: 10.66898/gja.vi54.7304 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.03.2024. Verfasst von Izaim Murtezani.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kuptimësia e ngjyrave i referohet një realiteti kryekëput të përmasave mitike. Dy ngjyrat në fjalë kanë krijuar një kundërvënie të fuqishme duke iu referuar kuptimësisë mitike që ka prodhuar Qielli dhe kundrejt tij - Toka, veçmas pjesa e poshtme e kësaj të fundit apo më konkretisht bota nëntokësore që është cilësuar edhe si bota tjetër. Në të vërtetë, ngjyra e bardhë ka qenë e ndërlidhur me realitetin që ka prodhuar Dielli, përkatësisht rrezet e tij apo drita që ka kushtëzuar edhe ekzistencën e botës njerëzore apo të kësaj bote në përgjithësi, kurse bota tjetër apo ajo nëntokësore është identifikuar kryesisht me ngjyrën e zezë. Si rrjedhojë e një perceptimi të tillë mitik të realitetit në fjalë, ngjyra e zezë ka karakterizuar një numër të madh të qenieve hyjnore demoniake apo ktonike, të cilat kanë qenë të ndërlidhura kryesisht me parimin e vdekjes, kurse nga ana tjetër, ngjyra e bardhë gjithsesi se ka karakterizuar qeniet hyjnore apo solare që ndërlidhen me parimin e jetës dhe afirmimit të saj. Një logjikë e tillë mitike në suaza kryesisht makrokozmike është zhvendosur edhe në përmbajtjen e eposit heroik i cili, edhe pse pretendon në pasqyrimin historik të ngjarjeve në rrafshin mikrokozmik, megjithatë nuk ka mundur të shkëputet nga një logjikë e kësaj natyre. Andaj, në përmbajtjen e tij mund të hetojmë gjurmë të një logjike mitike, veçmas në kontekst të dy ngjyrave në fjalë. Duke iu referuar një besimi të tillë me baza antipode, në folklorin shqiptar, por edhe më gjerë, është krijuar edhe një figurë e fuqishme folklorike, siç është ajo e Arapit të Zi apo Bajlozit të Zi që i kundërvihen kryeheroit të eposit heroik që posedon atribute apo cilësime me të cilat karakterizohet ngjyra e bardhë. Gjurmë mitike me të cilat karakterizohen ngjyrat në fjalë hasen edhe në kronotopin apo kohë-hapësirën e eposit heroik si prodhim i një mendësie paramoderne e cila nuk ka mundur të shkëputet nga logjika arkaike me prapavijë mitike.

Zitieren

APA

Murtezani, I. (2024). Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë). Gjurmime Albanologjike, 11-38. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7304

Vancouver

Murtezani I. Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë). Gjurmime Albanologjike. 2024:11-38. doi:10.66898/gja.vi54.7304

BibTeX
@article{Murtezani2024,
  author = {Murtezani, Izaim},
  title = {Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2024},
  number = {54},
  pages = {11--38},
  doi = {10.66898/gja.vi54.7304}
}
Kostenlos starten →