Provinca e Plavës mes viteve 1280 – 1620
Gjurmime Albanologjike · 01.12.2023 · (53) · 127-153
DOI: 10.66898/gja.vi53.7417 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.12.2023. Verfasst von Genc Prelvukaj.
Abstract (Originalsprache)
Në raport me territorin, strukturën shoqërore dhe njësitë e populluara të Plavës, për sa i takon kohës mesjetare dhe decenieve të para të sundimit osman, në shkencë duket se ka një deficit punimesh. Deri tani, krahina nuk i është nënshtruar një kërkimi të imët që për synim do të kishte eksplorimin e burimeve materiale dhe studimin e materialit arkivor, që do të krijonin terren adekuat për një interpretim më të avancuar në kontekstin historik. Megjithatë, sipas të dhënave ekzistuese, përfshirë kartat e shoqërisë feudale serbe, përmbledhjet administrative osmane, relacionet apo korrespodencën e kohës, rrëfimet nga kujtesa kolektive dhe shembujve nga disiplina e toponimisë, duket se edhe në këto rrethana mund të shtrohet një histori e shkurtër e zonës. Në këtë kontekst, si rezultat i këtij studimi, duket se krahina e Plavës nënkupton një territor, i cili, ndonëse përfiton rëndësi politike vetëm nga pjesa fundore e mesjetës, më pas karakterizohet me zhvillime mjaft dinamike, sikurse në rrafshin politik ashtu edhe kundrejt demografisë. Ndërkohë, për sa i takon konfiguracionit etnik, deri në shekullin XV, duket si mjedis mjaft divers ku shoqëria parasllave, konkretisht vllahe dhe shqiptare, shfaqet mjaft konkurruese, për më tepër mund ta ketë dominuar zonën. Mirëpo, me kalimin e kohës, në saje të presionit politik dhe fetar, kjo shtresë ka shans të jetë nisur drejt serbizimit, një proces i cili nuk dihet se deri në çfarë mase është kompletuar, pasiqë në pjesën e dytë të shekullit XVII gravitojnë kolektivisht drejt territoreve tjera, pa arritur të kuptohet habitati i ri i tyre.
Zitieren
APA
Prelvukaj, G. (2023). Provinca e Plavës mes viteve 1280 – 1620. Gjurmime Albanologjike, 127-153. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7417
Vancouver
Prelvukaj G. Provinca e Plavës mes viteve 1280 – 1620. Gjurmime Albanologjike. 2023:127-153. doi:10.66898/gja.vi53.7417
BibTeX
@article{Prelvukaj2023,
author = {Prelvukaj, Genc},
title = {Provinca e Plavës mes viteve 1280 – 1620},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2023},
number = {53},
pages = {127--153},
doi = {10.66898/gja.vi53.7417}
}
EUVIMED