EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Timologjia letrare e Bajram Krasniqit

Hysen Matoshi

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 149-165

DOI: 10.66898/gja.vi53.7353 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Hysen Matoshi.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Përmbajtje e shkurtër: Kritika letrare dhe historia e letërsisë shqipe identifikojnë në gjysmën e dytë të viteve 70 një kapacitet interpretues e sintetizues me interes për vlerësimin dhe mendimin letrar shqiptar. Emri i Bajram Krasniqit vjen në letrat shqipe si një vetje premtuese, si një simbiozë që përbashkon në një talentin e rrallë interpretues me dijetarin e pajisur me njohuri të gjithanshme teorike e historiko-letrare që do t’i mundësojnë bërjen e sintezave mbi autorë, vepra, fenomene letrare, zhanre, mbi tipologjinë letrare dhe përgjithësisht mbi aspekte të kronologjisë zhvillimore të letërsisë shqipe. Përtej kësaj, faktet letrare shqipe, jo një herë, në studimet e tij, i vë në korrelacion me ato të letërsive të popujve përreth, madje edhe me vlera të përbotshme letrare. Që në veprën e tij të parë “Komunikime letrare” (Prishtinë, 1980) ai do të dëshmojë kapacitetet e tij aksiologjike nëpërmjet shenjave të qarta të formësimit të një timologjie vetjake letrare. Nuk është fjala vetëm për një lexim ndryshe të letërsisë, ngaqë Bajram Krasniqi, me vizionin e tij interpretues dhe njohës, ka ecur në rrugën e formësimit të një sistemi vetjak vlerësues. Kjo e bën që të veçohet si një kritik letrar dhe studiues letërsie me identitet të veçantë. Një autor që nuk ndoqi modele dhe që, fatkeqësisht, nuk u pasua si një model në kritikën tonë letrare dhe as në studimet tona letrare.

Zitieren

APA

Matoshi, H. (2023). Timologjia letrare e Bajram Krasniqit. Gjurmime Albanologjike, 149-165. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7353

Vancouver

Matoshi H. Timologjia letrare e Bajram Krasniqit. Gjurmime Albanologjike. 2023:149-165. doi:10.66898/gja.vi53.7353

BibTeX
@article{Matoshi2023,
  author = {Matoshi, Hysen},
  title = {Timologjia letrare e Bajram Krasniqit},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {149--165},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7353}
}
Kostenlos starten →