EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha

Gjurmime Albanologjike · 31.12.2024 · (51) · 43-66

DOI: 10.66898/gja.vi51.6843 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 31.12.2024. Verfasst von Valter Memisha.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Jeta e shkrimtarit u shtri në disa periudha politike: lindi në kohën e Shqipërisë monarkike, u djalërua në kohën e Shqipërisë së Luftës, u burrërua në kohën e Shqipërisë komuniste dhe u largua nga jeta në kohën e Shqipërisë pluraliste. Ai jetoi e luftoi fuqishëm e guximshëm dhe na la trashëgim, jo vetëm veprën e vet të begatë letrare, por dhe dhjetëra mesa- zhe pune, qytetarie, kulture, etike etj., shpërfaqur sidomos përmes intervis- tave, artikujve eseistikë, studimeve të ndryshme etj. Ai shkruan se “Jeta për mua është një hapësirë e madhe me diell dhe me shira, me lule dhe me gjemba, me qengja dhe me ujqër, ku duhet të përpiqesh, të këndosh, të qash, të përqafohesh, të rrihesh e të turresh përpara, duke u rrëzuar dhe duke u ngritur, përndryshe, nëse nuk jeton me të gjitha këto, kthehesh në një fundë- rrinë për të ardhur keq. Duke e konceptuar në këtë mënyrë jetën, unë nuk e kam përgjuar hapësirën e saj në vrimën e bravës së derës, por kam hyrë vetë "në mes të kësaj hapësire, prandaj edhe nuk jam penduar që kam jetuar. Një ndër çështjet më të mëdha të jetës është si të çash guaskën e vetmisë për të dalë në hapësirën e gjerë të natyrës dhe të njerëzve.

Zitieren

APA

Memisha, V. (2024). Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare. Gjurmime Albanologjike, 43-66. https://doi.org/10.66898/gja.vi51.6843

Vancouver

Memisha V. Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare. Gjurmime Albanologjike. 2024:43-66. doi:10.66898/gja.vi51.6843

BibTeX
@article{Memisha2024,
  author = {Memisha, Valter},
  title = {Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2024},
  number = {51},
  pages = {43--66},
  doi = {10.66898/gja.vi51.6843}
}
Kostenlos starten →