EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit"

Vilma Proko

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 57-71

DOI: 10.66898/gja.vi53.7347 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Vilma Proko.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ky studim trajtohet në kujtim të filologut të shquar arbëresh, Dhimitër Kamarda, vështruar si një ndër pararendësit e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për idetë e përpjekjet e tij për një gjuhë të përbashkët të letërsisë shqipe, në funksion të bashkimit të shqiptarëve, autor i të parave monumente shkencore të kulturës arbëreshe: Spro-vë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe, Livorno, 1864 dhe Shtojcë sprovës së gramatologjisë krahasuese, Prato, 1866. Është me interes të përmendet që duke e përkujtuar këtë albanolog të madh në 200-vjetorin e lindjes së tij me veprën me titull Dhimitër Kamarda (1821–1881) - Për një shqipe ‘të gjithakushme dhe të gjithakundme’ dhe të tjera vepërza”, studiuesi i mirënjohur Dhori Q. Qirjazi, falë punës së jashtë-zakonshme, vlerëson me zemër të pastër e me miradije të thellë të gjithë veprimtarinë diturore të Dh. Kamardës, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në vitin 2021. Në qendër të monografisë vendoset përkthimi arbërisht Fyletia e Ar-bënore prej kënëkatë të llaóshima, Livorno 1867 i sprovës së njohur të Dora D’Istrias Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore, Paris, 1866, përmes së cilës kombi shqiptar lartësohet prej Kamardës si një komb me një histori e gjuhë të lashtë. Pjesa e parë e parathënies së përkthimit të Kamardës (Prekallëzimë) ngjan me një program të mirëfilltë të ngritjes së shqipes në rangun e simotrave të saj europiane. Shqyrtimi krahasues i përkthimit arbërisht të Kamardës dhe i katër përshtatjeve të mëvona të Thimi Mitkos janë kryer më së miri nga prof. Qirjazi dhe botohen të plota në pjesën e parë të këtij studimi monografik. Në pjesën e dytë, përmes tri vepërzave të tjera të Kamardës, plotësohet figura e tij si erudit dhe filolog, një ndër njohësit më të thellë dhe admiruesit më të mëdhenj të greqishtes e të qytetërimit grek mes shqiptarësh.

Zitieren

APA

Proko, V. (2023). Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit". Gjurmime Albanologjike, 57-71. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7347

Vancouver

Proko V. Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit". Gjurmime Albanologjike. 2023:57-71. doi:10.66898/gja.vi53.7347

BibTeX
@article{Proko2023,
  author = {Proko, Vilma},
  title = {Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit"},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {57--71},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7347}
}
Kostenlos starten →