Mbi gjuhët e rrezikuara dhe arbërishten – me rastin e vlerësimit të një botimi të veçantë
Studime Filologjike · 16.06.2026 · 1 (1) · 233-244
DOI: 10.67537/sf012610 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Studime Filologjike, online erschienen am 16.06.2026. Verfasst von Izer Maksuti. Die Arbeit nennt 18 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).
Abstract (Originalsprache)
Gjuha nuk është vetëm mjeti kryesor i komunikimit njerëzor, por bartëse e kujtesës kulturore, e identitetit shoqëror dhe e përvojës kolektive. Zhdukja e çdo gjuhe përbën gjithherë humbje të një mënyre të veçantë të botëkuptimit njerëzor. Në dekadat e fundit, debati për gjuhët dhe varietetet gjuhësore të rrezikuara është shndërruar nga një temë thjesht gjuhësore në një çështje me rëndësi shoqërore e politike. Në Europë, pikërisht Italia dhe Ballkani, janë ndër hapësirat më të pasura për nga shumëllojshmëria gjuhësore, por njëkohësisht edhe ndër më të ekspozuarat ndaj rrezikut të humbjes gjuhësore. Sipas vlerësimeve të fundit në botë janë më pak se 7000 gjuhë, mbi 45 % prej tyre mbeten të rrezikuara, pasi nuk mësohen dhe si pasojë nuk trashëgohen më tutje nga brezat e rinj. Që nga viti 1960 e këndej bota është më e varfër për rreth 400 gjuhë.1 Si më të prekura nga këta zhvillime mbeten bashkësi të vogla gjuhësore, për atë humbja e gjuhës, nuk është vetëm një çështje linguistike, por edhe sociale dhe kulturore.2 Edhe në “Atlasin e gjuhëve të rrezikuara nga zhdukja”, paraqiten gjithsej 50 gjuhë të rrezikuara në botë, prej tyre nëntë në Europë, ndër ta baskishtja, retoromanishtja, si dhe gjuhë tjera pakicë romane dhe kelte.3
Zitieren
APA
Maksuti, I. (2026). Mbi gjuhët e rrezikuara dhe arbërishten – me rastin e vlerësimit të një botimi të veçantë. Studime Filologjike, 1(1), 233-244. https://doi.org/10.67537/sf012610
Vancouver
Maksuti I. Mbi gjuhët e rrezikuara dhe arbërishten – me rastin e vlerësimit të një botimi të veçantë. Studime Filologjike. 2026;1(1):233-244. doi:10.67537/sf012610
BibTeX
@article{Maksuti2026,
author = {Maksuti, Izer},
title = {Mbi gjuhët e rrezikuara dhe arbërishten – me rastin e vlerësimit të një botimi të veçantë},
journal = {Studime Filologjike},
year = {2026},
volume = {1},
number = {1},
pages = {233--244},
doi = {10.67537/sf012610}
}
EUVIMED