Ulku dhe Uilli - Vath Koreshi postmodernist
Gjurmime Albanologjike · 31.12.2033 · (51) · 215-222
DOI: 10.66898/gja.vi51.6857 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 31.12.2033. Verfasst von Meliza Krasniqi.
Abstract (Originalsprache)
Në këtë punim bëjmë një vështrim të shkurtër të veprës më të mirë të Vath Koreshit, “Ulku dhe Uilli”, njërit ndër romanet e rralla të shkruara me vetëdijen krijuese postmoderne të periudhës postkomu- niste. Romani “Ulku dhe Uilli” është ndërtuar mbi parimet e poetikës postmo- derne. Ai nis me paratekst që i vihet narratorit të pabesueshëm. Më saktë, edhe rrëfimi del i pabesueshëm sepse është rrëfim i treguar nga dikush tjetër për dikë tjetër, në retrospektivë. Si rrjedhojë e kësaj, teksti kalon nëpër nivele narracioni të shkallës së tretë. Koreshi, po ashtu, lë prapa formën klasike të të rrëfyerit dhe provon meta- fiksionin historiografik, një element tjetër esencial i modelit të shkrimit post- modern. Për ta bërë më të hapur këtë qëllim, ai vendos t’i kthehet historisë në mënyrë ironike. E kësaj natyre është edhe gjuha e veprës, një imitim stili i gjuhës arkaike të autorëve të parë shqiptarë, Buzukut, Budit e Bogdanit. Struktura formale e romanit është e ndarë dhe e organizuar në Libra dhe këta Libra janë të përbërë nga kapituj të shumtë. Në kuptimin narratologjik, seria e ngjarjeve, fabula, e romanit të Koreshit është e përbërë nga tri sekuenca të mëdha. Kjo ndarje lidhet e determinohet nga personazhet, karakterizimi i të cilëve na shpie në kundërvënien e tyre konkrete.
Zitieren
APA
Krasniqi, M. (2033). Ulku dhe Uilli - Vath Koreshi postmodernist. Gjurmime Albanologjike, 215-222. https://doi.org/10.66898/gja.vi51.6857
Vancouver
Krasniqi M. Ulku dhe Uilli - Vath Koreshi postmodernist. Gjurmime Albanologjike. 2033:215-222. doi:10.66898/gja.vi51.6857
BibTeX
@article{Krasniqi2033,
author = {Krasniqi, Meliza},
title = {Ulku dhe Uilli - Vath Koreshi postmodernist},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2033},
number = {51},
pages = {215--222},
doi = {10.66898/gja.vi51.6857}
}
EUVIMED