EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Semantika dhe termat

Idriz Metani

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 27-40

DOI: 10.66898/gja.vi53.7345 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Idriz Metani.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Artikulli i pranishëm ka si objekt studimi terminologjinë e semantikës leksikore, për të cilën, me sa dimë deri tani, nuk ka ndonjë trajtesë të veçantë, ku të vihet në dukje gjendja, zhvillimet e reja të kësaj terminologjie dhe vendi që zë ajo në gji të terminologjisë së gjuhësisë në përgjithësi. Siç dihet, semantika, e konceptuar si një fushë e veçantë studimi, si disiplinë a degë më vete e gjuhësisë, me burim lënde, objekt e metodë vetanake, përballë “shkencës mbi formën gjuhësore”, e studiuar më shumë se semantika që në fillimet e gjuhësisë e deri më sot dhe, pothuajse, e kristalizuar në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht nga shkollat gjuhësore që kanë rrahur anë të ndryshme të formës gjuhësore, është një disiplinë e re. Megjithatë semantika, sidomos ajo leksikore, i ka përvijuar tashmë plotësisht tiparet e veta si shkencë dhe në ditët tona ajo po zë një vend gjithnjë e më të madh në shkencën mbi gjuhën. Kjo duket, përveç të tjerave, edhe tek vlera dhe karakteri shkencor i termave që përdoren sot, veçanërisht, në studimet shqiptare me karakter semasiologjik, të cilët janë bërë objekt i këtij artikulli për të parë, jo vetëm gjendjen në të cilën ndodhet terminologjia e semantikës në gji të terminologjisë shqipe të gjuhësisë në përgjithësi, por edhe zhvillimet e reja që kanë ndodhur në të.

Zitieren

APA

Metani, I. (2023). Semantika dhe termat. Gjurmime Albanologjike, 27-40. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7345

Vancouver

Metani I. Semantika dhe termat. Gjurmime Albanologjike. 2023:27-40. doi:10.66898/gja.vi53.7345

BibTeX
@article{Metani2023,
  author = {Metani, Idriz},
  title = {Semantika dhe termat},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {27--40},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7345}
}
Kostenlos starten →