EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

“Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990)

Sali Bytyçi

Gjurmime Albanologjike · 31.12.2031 · (51) · 167-198

DOI: 10.66898/gja.vi51.6855 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 31.12.2031. Verfasst von Sali Bytyçi.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Letërsia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë përveç anës zyrtare kishte edhe anën jozyrtare, përveç anës së dukshme kishte edhe anën e fshehur. Pra, kjo letërsi kishte edhe anën tjetër. Krahas letërsisë së realizmit socialist, që u instalua pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri si letërsi zyrtare, u krijua edhe një letërsi tjetër, që nuk kontrollohej nga dogma ideologjike. Kjo letërsi kryesisht ishte letërsia e burgut, letërsia e sirtarëve dhe letërsia e ndaluar - më pak, që u krijuan në vend, si dhe letërsia e diasporës. Nëse letërsia e realizmit socialist ndërpret kontinuitetin e letërsisë shqipe, letërsia e burgut, letërsia e sirtarëve dhe letërsia e diasporës janë letërsi të vazhdimësisë së letërsisë shqipe të viteve ’30-’40 të shekullit të kaluar. Pas luftës, arti e sidomos letërsia, qe detyruar të ishte në anën e atyre që kishin dalë fitues në këtë luftë, dhe në emër të së cilës kishin marrë pushtetin. Krijuesit letrarë konsideroheshin punonjës shpirtërorë, “inxhinierë të shpir- tit”, që do të ndihmonin në krijimin e njeriut të ri. Ishte kjo një letërsi e orientuar dhe, në kohën kur të orientuarit gëzonin respektin e ideologëve të shoqërisë së re të njerëzve “të barabartë”, ata që nuk ishin në rrugën e orientuesve dënoheshin nga pushteti, hynin në radhën e armiqve të pushtetit, sepse në pushtetet diktatoriale kishte vetëm dy rrugë: me pushtetin ose kundër tij, rrugë të tretë nuk kishte. Në këtë kohë u krijua edhe letërsia e burgut sepse, që me instalimin e" "diktaturës në Shqipëri, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, e deri në rënien e komunizmit në fillim të viteve ’90, në mesin e shtresave të tjera, që nga kriminelët e luftës, të deklasuarit, ordinerët etj., një prani të përhershme në burg kishin edhe shkrimtarët, një pjesë e të cilëve edhe nuk arritën të mbijetonin, duke filluar nga të fundit e Rilindjes Kombëtare, si Ndoc Nikaj, Bernardin Palaj, Vinçenc Prendushi, Mirash Ivanaj, pastaj Arshi Pipa, Kasem Trebeshina, Lazër Radi, Kudret Kokoshi, Trifon Xhagjika, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Frederik Rreshpja, Pano Taçi, Maks Velo, Zyhdi Morava, Visar Zhiti; në Kosovë Adem Demaçi, Fazli Greiçevci (vdiq në burg nga torturat), Xajë Nura, Adem Gajtani, Teki Dërvishi, Beqir Mus- liu, e deri te brezi i vitit 1981, si Hydajet Hyseni, Merxhan Avdyli, Januz Januzaj, Bajram Kosumi, si dhe të burgosurit e viteve 90, e të luftës së UÇK- së, 1997-1999. Në këtë punim studimor do të ndalemi te poezia e burgut e Arshi Pipës."

Zitieren

APA

Bytyçi, S. (2031). “Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990). Gjurmime Albanologjike, 167-198. https://doi.org/10.66898/gja.vi51.6855

Vancouver

Bytyçi S. “Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990). Gjurmime Albanologjike. 2031:167-198. doi:10.66898/gja.vi51.6855

BibTeX
@article{Bytyi2031,
  author = {Bytyçi, Sali},
  title = {“Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990)},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2031},
  number = {51},
  pages = {167--198},
  doi = {10.66898/gja.vi51.6855}
}
Kostenlos starten →