EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Poezia e burgut

Sali Bytyçi

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 185-208

DOI: 10.66898/gja.vi53.7355 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Sali Bytyçi.

AbstractBibliografische AngabenZitieren

Abstract (Originalsprache)

Përmbajtje e shkurtër. – Visar Zhiti, ashtu si edhe Arshi Pipa, Lazër Radi, Pano Taçi, Trifon Xhagjika, Maks Velo, Daut Gumeni etj., është poet që ka krijuar në burgje, po ai dallohet nga të lartpërmendurit si për individualitetin e tij, ashtu edhe për trajtimin e vazhdueshëm, në forma të ndryshme, të temave të burgut jo vetëm në poezi. Në qendër të krijimtarisë poetike, asaj në prozë, si dhe të eseistikes e të kujtimeve, të Visar Zhitit, është burgu: burgosja, jeta në burg, përsiatjet për jetën në burg, për kohën e hapësirën, për ëndrrat në burg, për shokët e burgut, për krijimtarinë në burg dhe atë në përgjithësi, për vdekjen në burg, pastaj për diktaturën, për besimin etj. Pra, nga koha kur është burgosur, e deri tani kur po shkruajmë për të, në qendër të krijimtarisë së këtij krijuesi është burgu, krijimtari e cila me një fjalë është quajtur Burgologji. Gjatë kohës sa ishte në burg ky krijues ka krijuar një numër të madh poezish, të cilat janë botuar në vitet ’90 e tutje, po më pas ka shkruar edhe romane për burgun, kujtime, si dhe mjaft libra eseistikë dhe dokumentarë. Krijimtaria e Visar Zhitit në burg, si dhe ajo e sivëllezërve të tij, përkundër letërsisë së realizmit socialist, e shpërfaq anën tjetër të letërsisë shqiptare, të krijuar nën diktaturë, e shpërfaq anën e errët, atë të cilën diktatura nuk donte të dukej. Përkundër asaj që krijimtaria e Visar Zhitit me temë burgun është e gjinive dhe llojeve të ndryshme, ne në këtë punim do të ndalemi vetëm te poezia e tij e krijuar në burg, duke e lënë krijimtarinë tjetër të tij për ndonjë trajtim të ri.

Zitieren

APA

Bytyçi, S. (2023). Poezia e burgut. Gjurmime Albanologjike, 185-208. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7355

Vancouver

Bytyçi S. Poezia e burgut. Gjurmime Albanologjike. 2023:185-208. doi:10.66898/gja.vi53.7355

BibTeX
@article{Bytyi2023,
  author = {Bytyçi, Sali},
  title = {Poezia e burgut},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {185--208},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7355}
}
Kostenlos starten →