Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v11i1.4845 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Bekim Morina. Die Arbeit nennt 18 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
Standardi është varianti i gjuhës që përdoret në rrafshin kombëtar në domenet publike, si në shkolla, në institucionet shtetërore, në gazeta, në televizione etj., prandaj është trajtuar përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Qëllimi i punimit ishte të identifikojë nivelin e zotërimit të shqipes standarde nga mësimdhënësit dhe kujdesin e treguar për gjuhën gjatë realizimit të e-Mësimit. Për realizimin e punimit, janë përdorur metoda e analizës dhe protokolli i vëzhgimit. Janë vëzhguar 50 mësimdhënës gjatë realizimit të mësimit në distancë, përmes e-Mësimit në RTK dhe në platformën “YouTube”, gjatë periudhës prill-qershor 2020. Meqenëse në fokus të hulumtimit ishte përdorimi i gjuhës nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-Mësimit, gjatë vëzhgimit kemi vërejtur mësimdhënës me shkathtësi të mira gjuhësore, të cilët e zotëronin kënaqshëm gjuhën standarde dhe bënin kujdes në përdorimin e saj, por kishte nga ata që bënin shkelje të theksuara të normës standarde shqipe gjatë ligjërimit, duke përdorur trajta dialektore, lokalizma, fjalë të huaja të panevojshme dhe formulime të pasakta të fjalive. Rezultatet tregojnë se jo të gjithë mësimdhënësit i kushtojnë vëmendjen e duhur përdorimit të gjuhës standarde, veçanërisht në të folur, prandaj bëjnë shkelje të normave gjuhësore, në rrafshin fonetik, morfologjik, sintaksor, leksikor dhe sidomos shqiptimor. Përqendrimi ynë ishte në identifikimin e shmangieve nga normat gjuhësore gjatë ligjërimit, duke dhënë rekomandimet si të përmirësohet gjendja në të ardhmen nga institucionet përgjegjëse.
Zitieren
APA
Morina, B. (2024). Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4845
Vancouver
Morina B. Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v11i1.4845
BibTeX
@article{Morina2024,
author = {Morina, Bekim},
title = {Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v11i1.4845}
}
EUVIMED