EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Bashkim Azemi

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v10i1.4843 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Bashkim Azemi. Die Arbeit nennt 23 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta për ushtrimin e profesionit të mësimdhënies. Hulumtimi ka objekt studimi aftësimin e studentëve nga Fakultetet e Edukimit për kërkimin në edukim, përmes integrimit të tyre në hulumtime, besimit se ata janë aftësuar për qasjen e bazuar në kërkim dhe në cilësinë e hulumtimeve që ata kanë marrë pjesë gjatë studimeve. Gjatë studimeve bazike, studentët, përmes lëndëve të ndryshme, duhet të aftësohen për kërkime shkencore, mirëpo në shumë fakultete ekzistojnë edhe lëndë të veçanta për kërkimet shkencore. Hulumtimi ynë u orientua rreth rëndësisë së kërkimit në përgatitjen e mësimdhënësve në Universitetet Publike dhe Kolegjet Private në Kosovë. Andaj, në hulumtim do të paraqiten gjetjet kryesore në lidhje me integrimin e kërkimit në sylabusin e lëndës Bazat e Hulumtimit në Edukim, si lëndë bazike për aftësimin e studentëve për punë kërkimore. Nga analiza e përgjigjeve të studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe nga hulumtimet tjera për temën e njëjtë, mund të konstatojmë se qasja e bazuar në kërkim luan rol thelbësor në përgatitjen e studentëve për mësimdhënës, megjithatë duhej të ishte synim i institucioneve të arsimit të lartë që të gjitha lëndët të kenë një rol në përgatitjen e studentëve për kërkime shkencore. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se Kolegji FAMA nuk e ka asnjë lëndë për kërkimet shkencore, mirëpo perceptimi i studentëve të këtij kolegji (M=129) është dukshëm më i lartë se i studentëve të Universitetit “Isa Boletini” (M=106.6), edhe pse ky i fundit ka lëndë për kërkimet shkencore. Korrelacioni ndërmjet shkallës cilësisë së lëndës dhe integrimit në kërkim, r=0.771**, p=0.000

Zitieren

APA

Azemi, B. (2024). Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4843

Vancouver

Azemi B. Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4843

BibTeX
@article{Azemi2024,
  author = {Azemi, Bashkim},
  title = {Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v10i1.4843}
}
Kostenlos starten →