EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY 4.0

Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan

Oreste Parise

Studime Filologjike · 16.10.2026 · 1 (1) · 129-170

DOI: 10.67537/sf012604 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Studime Filologjike, online erschienen am 16.10.2026. Verfasst von Oreste Parise. Die Arbeit nennt 88 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Francescantonio Santori ka eskperimentuar disa gjini letrare duke u përpjekur me teknikën, fantazinë dhe përdorimin e mundësive leksikore dhe sintaksore të arbërishtes të sigurojë aftësinë shprehëse të domosdoshme për të formuluar ide, koncepte dhe ndërtime në lamije që janë larg jetës së përditshme. Ai ndërmori një sfidë të vazhdueshme që i ka mundësuar të nxjerrë nga një gjuhë jo fort e pasur poezi, rrëfime, fabula, romane, komedi, tragjedi, satira në një formë të gjallë dhe pulsuese. Një prej pasioneve të tij ka qenë me shumë gjasa dhe teatri. Atij i ka munguar skena, por ndërkohë ka kërkuar ta zëvendësojë këtë mungesë me teatralitetin e prodhimtarisë së tij letrare, që gjejnë frymëzim te Opera sacra, te romani në formë dialogu, te komedia, te melodrama. Vepra më e njohur e tij, “Emira”, është një tragjikomedi melodramatike me një finale frymëzuese, me muzikën të pranishme në çdo skenë. Burim frymëzimi për të është muzika tradicionale popullore, që ai e përdor për një bashkëveprim me frymën e bashkësisë arbëreshe. Ai i kushtohet deri dhe përkthimit të një komedie të Cerlone-s, një komediograf mjaft i njohur në Napolin iluminist, që përbën dhe shembullin e krijimtarisë letrare që ka për bazë larminë e madhe dhe fantazinë e lazareteve napoletane që në përditshmëri vënë në përdorim mjaft mjete e skeçe fantazie. Përbën një sfidë të mirëfilltë adaptimi i metodës së Cerlone-s në kontekstin arbëresh.

Zitieren

APA

Parise, O. (2026). Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan. Studime Filologjike, 1(1), 129-170. https://doi.org/10.67537/sf012604

Vancouver

Parise O. Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan. Studime Filologjike. 2026;1(1):129-170. doi:10.67537/sf012604

BibTeX
@article{Parise2026,
  author = {Parise, Oreste},
  title = {Teatri i Santorit në kuadër të atij kalabrez dhe napoletan},
  journal = {Studime Filologjike},
  year = {2026},
  volume = {1},
  number = {1},
  pages = {129--170},
  doi = {10.67537/sf012604}
}
Kostenlos starten →