ARMANËT E SHASIT (SHEK. XV-XVI)
Studime Historike / Historical Studies · 30.06.2026 · 1 (1) · 39-70
DOI: 10.67537/ih0126002 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Studime Historike / Historical Studies, online erschienen am 30.06.2026. Verfasst von Pëllumb Xhufi. Die Arbeit nennt 121 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).
Abstract (Originalsprache)
Historia e familjes Armani, nga bashkësia territoriale e Pamaliotëve pranë qytetit të Shasit, mishëron fatet e bujarisë së vogël shqiptare në vitet e sundimit të Balshëve të fundit, kur qytetet e territoret e principatës së tyre rrekeshin t’i merrnin Republika e Venedikut, despoti serb Stefan Lazareviç e, në fund, edhe turqit osmanë. Konstatimi i parë që bëhet pas njohjes me dokumentacionin është se, në të njëjtën periudhë kohore, tre nga krerët kryesorë të Pamaliotëve – Dukë Leti, Nikë Armani dhe Pjetër Nika – mbështesnin përkatësisht Balshën III, Republikën e Venedikut dhe despotin serb Stefan Lazareviçin. Ky fakt mbështet të dhënat dokumentare, të cilat i paraqesin Pamaliotët si një bashkësi të pakonsoliduar, e krijuar vonë mbi bazën e mbledhjes në të njëjtin territor të fiseve dhe familjeve të ardhura nga vise të ndryshme. Pas ekzekutimit të Dukë Letit nga venecianët, të cilët e akuzonin atë si mbështetës të Balshës III dhe si shkaktar të kryengritjeve kundër sundimit venecian, si dhe pas vdekjes së Balshës, vojvoda i ri i Pamaliotëve, Nikë Armani, dëshmohet si përkrahës i Republikës kundër despotit serb Stefan Lazareviç. Nika, familja dhe të besuarit e tij u vendosën në zotërimet veneciane, fillimisht në Shkodër, ku dëshmohen si kalorës në shërbim të kont-kapitenit venecian. Pas pushtimit të saj nga turqit osmanë, më 1479, ata u vendosën në Ulqin, ku u bënë pjesë e patriciatit të qytetit. Pushtimi i Ulqinit nga osmanët në vitin 1571 shkaktoi një valë të re migrimi të Armanëve drejt Venecies dhe zotërimeve të saj në Istrie. Burimet e shek. XVI-XVIII evidentojnë pinjollë të Armanëve që vijonin të jetonin në Shkodër, Ulqin e rrethinat e Shasit. Kjo familje ka lënë kujtimin e saj edhe në emrin e lagjes “Rmajë” të organizuar rreth kishës së Shën Kollit. Kjo lagje përmendet në shek. XVII-XVIII me emrin ende të pakontraktuar Armani (Ermani, Ermanji).
Zitieren
APA
Xhufi, P. (2026). ARMANËT E SHASIT (SHEK. XV-XVI). Studime Historike / Historical Studies, 1(1), 39-70. https://doi.org/10.67537/ih0126002
Vancouver
Xhufi P. ARMANËT E SHASIT (SHEK. XV-XVI). Studime Historike / Historical Studies. 2026;1(1):39-70. doi:10.67537/ih0126002
BibTeX
@article{Xhufi2026,
author = {Xhufi, Pëllumb},
title = {ARMANËT E SHASIT (SHEK. XV-XVI)},
journal = {Studime Historike / Historical Studies},
year = {2026},
volume = {1},
number = {1},
pages = {39--70},
doi = {10.67537/ih0126002}
}
EUVIMED