MUZIKA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE TURIZMI
Antropologji · 29.06.2026 · 9 (1) · 95-106
DOI: 10.67537/antro09012606 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Antropologji, online erschienen am 29.06.2026. Verfasst von Mikaela Minga. Die Arbeit nennt 9 Literaturangaben. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).
Abstract (Originalsprache)
Në dhjetë vitet e fundit, politikat shtetërore janë përqendruar në mënyrë të përveçme te trashëgimia kulturore dhe te zhvillimi i një axhende turistike specifike. Si rrjedhojë, vendi ka përjetuar një boom turistik të paprovuar më parë. Kjo gjë ka pasur ndikimin e vet edhe te trashëgimia kulturore, si një shenjuese e “shqiptares”. Kësisoj, praktika përfaqësimi shtetëror si janë, festivalet e mbështetura me fonde shtetërore, janë ndërlidhur me ato të promovimit dhe reklamimit të trashëgimisë kulturore si një aset turistik. Trashëgimia muzikore ka luajtur një rol kryesor në formësimin e këtyre axhendave, duke filluar nga ato shprehje muzikore të cilat janë pjesë e UNESCO-s dhe që, si të tilla, njihen edhe në nivel ndërkombëtar. Krahas kësaj, përmendim një kalendar aktivitetesh të mbështetura nga fonde shtetërore i krijuar mbi këto linja. Ngjarje artistike historike janë rimodeluar për t’iu përshtatur kësaj axhende dhe, krahas tyre, janë themeluar edhe të reja. Një tjetër shembull janë të ashtuquajturat start-up të cilat përfshijnë trashëgiminë kulturore në formë krijuese, por edhe të orientuar nga biznesi. Ky artikull trajton rezultate paraprake të një punë kërkimore e cila është ende në proces dhe që ka si qëllim të japë një lloj hartëzimi të këtyre aktiviteteve i cili pastaj na jep mundësinë për të reflektuar mbi kompleksitetin e një axhende të tillë, sidomos kur kemi të bëjmë me një vend i cili vjen nga një e shkuar diktatoriale te e cila kontrolli shtetëror ka qenë thelbësor në rregullimin dhe normëzimin e kulturës muzikore e tingullore.
Zitieren
APA
Minga, M. (2026). MUZIKA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE TURIZMI. Antropologji, 9(1), 95-106. https://doi.org/10.67537/antro09012606
Vancouver
Minga M. MUZIKA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE TURIZMI. Antropologji. 2026;9(1):95-106. doi:10.67537/antro09012606
BibTeX
@article{Minga2026,
author = {Minga, Mikaela},
title = {MUZIKA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE TURIZMI},
journal = {Antropologji},
year = {2026},
volume = {9},
number = {1},
pages = {95--106},
doi = {10.67537/antro09012606}
}
EUVIMED