EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY 4.0

TOPONIME, PATRONIME, MBIEMËRTIME. HAPËSIRA SI KUJTESË ANTROPOLOGJIKE

Ledi Shamku-Shkreli

Antropologji · 29.06.2026 · 9 (1) · 83-94

DOI: 10.67537/antro09012605 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Antropologji, online erschienen am 29.06.2026. Verfasst von Ledi Shamku-Shkreli. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ky punim shqyrton marrëdhënien ndërmjet mbiemërtesave, patronimeve dhe toponimeve në kulturën shqiptare dhe arbëreshe, duke i interpretuar ato si forma të kujtesës antropologjike të mishëruar në gjuhë dhe hapësirë. Duke u mbështetur në tri qasje, nga antropologjia gjuhësore, sociolinguistika dhe semiotika (Claude Lévi-Strauss; John Langshaw Austin; Roman Jakobson; Yuri Lotman; Charles Sanders Peirce), studimi argumenton se emërtimi nuk është vetëm një shenjë identifikuese, por një akt kulturor dhe performativ që ndërton dhe riprodhon identitetin kolektiv. Analiza ndalet fillimisht te mbiemërtesa si formë e hershme e emërtimit social në shoqëritë me oralitet të fortë, ku komuniteti krijon etiketa përshkruese për të identifikuar individin përmes tipareve fizike, zanateve, roleve sociale ose prejardhjes gjeografike. Me kalimin e kohës, këto forma kalojnë përmes proceseve të stabilizimit onomastik, duke u shndërruar në patronime të trashëgueshme. Në një fazë të mëtejshme, emrat familjarë mund të projektohen në hapësirë përmes mikrotoponimisë, duke krijuar një hartë simbolike ku territori bëhet arkiv i kujtesës së komunitetit. Duke ndërthurur shembuj nga terreni shqiptar dhe nga diaspora arbëreshe, kumtesa propozon se sistemi onomastik përfaqëson një cikël kulturor: nga fjala e komunitetit te emri i familjes dhe nga emri i familjes te emri i vendit. Në këtë proces, hapësira shndërrohet në tekst kulturor dhe emri në një akt poetik e semiotik, që ruan dhe transmeton kujtesën historike të bashkësisë.

Zitieren

APA

Shamku-Shkreli, L. (2026). TOPONIME, PATRONIME, MBIEMËRTIME. HAPËSIRA SI KUJTESË ANTROPOLOGJIKE. Antropologji, 9(1), 83-94. https://doi.org/10.67537/antro09012605

Vancouver

Shamku-Shkreli L. TOPONIME, PATRONIME, MBIEMËRTIME. HAPËSIRA SI KUJTESË ANTROPOLOGJIKE. Antropologji. 2026;9(1):83-94. doi:10.67537/antro09012605

BibTeX
@article{ShamkuShkreli2026,
  author = {Shamku-Shkreli, Ledi},
  title = {TOPONIME, PATRONIME, MBIEMËRTIME. HAPËSIRA SI KUJTESË ANTROPOLOGJIKE},
  journal = {Antropologji},
  year = {2026},
  volume = {9},
  number = {1},
  pages = {83--94},
  doi = {10.67537/antro09012605}
}
Kostenlos starten →