EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY 4.0

NARRATIVA HISTORIKE E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NËN PRESIONIN E TURIZMIT MASIV

Andi Pinari

Antropologji · 29.06.2026 · 9 (1) · 55-68

DOI: 10.67537/antro09012603 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Antropologji, online erschienen am 29.06.2026. Verfasst von Andi Pinari. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ky artikull analizon marrëdhënien midis rritjes së shpejtë të turizmit në Shqipëri pas vitit 2020 dhe mënyrës se si po ndërtohet e po qarkullon rrëfimi historik në hapësirat e trashëgimisë kulturore. Duke u mbështetur në të dhëna zyrtare për hyrjet e shtetasve të huaj, vizitueshmërinë e siteve kulturore dhe statusin institucional të disa prej destinacioneve kryesore e mbi të gjitha nga një vëzhgim empirik disavjeçar i autorit, artikulli argumenton se Shqipëria ka hyrë në një fazë të turizmit masiv, ku historia po bëhet një komponent qendror i produktit turistik. Në këtë kontekst, rrëfimi historik prodhohet kryesisht në dy kanale: në institucionet e trashëgimisë, si muze, parqe arkeologjike dhe qendra historike, dhe në tregun turistik, përmes guidave, operatorëve privatë dhe materialeve promocionale. Artikulli identifikon disa probleme themelore të këtij rrëfimi si p.sh. thjeshtëzimin e tepruar të së kaluarës, folklorizimin e identitetit, polarizimin ideologjik të interpretimit dhe rrezikun e banalizimit të trashëgimisë së dhimbshme veçanërisht të periudhës komuniste. Një vëmendje e veçantë i kushtohet kuadrit ligjor dhe sistemit të formimit të guidave turistike në Shqipëri, ku megjithëse ekziston një bazë rregullatore, ka ende boshllëqe të dukshme në përgatitjen historike, antropologjike dhe etike të udhërrëfyesve. Në pjesën përmbyllëse propozohet një qasje më e integruar, ku historianët, antropologët, arkeologët, muzeologët dhe komunitetet lokale të përfshihen në mënyrë të qëndrueshme në hartimin e materialeve interpretative, në reformimin e trajnimit të guidave dhe në prodhimin e një narrative publike më të thellë e më të përgjegjshme. Artikulli mbron tezën se sfida kryesore për Shqipërinë nuk është vetëm rritja e numrit të turistëve, por aftësia për ta përdorur këtë bum si mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie më të pjekur me të kaluarën.

Zitieren

APA

Pinari, A. (2026). NARRATIVA HISTORIKE E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NËN PRESIONIN E TURIZMIT MASIV. Antropologji, 9(1), 55-68. https://doi.org/10.67537/antro09012603

Vancouver

Pinari A. NARRATIVA HISTORIKE E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NËN PRESIONIN E TURIZMIT MASIV. Antropologji. 2026;9(1):55-68. doi:10.67537/antro09012603

BibTeX
@article{Pinari2026,
  author = {Pinari, Andi},
  title = {NARRATIVA HISTORIKE E TRASHËGIMISË KULTURORE SHQIPTARE NËN PRESIONIN E TURIZMIT MASIV},
  journal = {Antropologji},
  year = {2026},
  volume = {9},
  number = {1},
  pages = {55--68},
  doi = {10.67537/antro09012603}
}
Kostenlos starten →