ARTI MURAL NË KISHAT E BREGDETIT - MBI MJESHTRAT DHE ATELIETË
Antropologji · 29.06.2026 · 9 (1) · 9-54
DOI: 10.67537/antro09012602 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Antropologji, online erschienen am 29.06.2026. Verfasst von Edlira Çaushi. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY 4.0).
Abstract (Originalsprache)
Ky artikull trajton artin mural në ndërtimet e kultit të krishterë përgjatë bregdetit të Jonit në Shqipëri, duke e shqyrtuar atë në raport me historinë ndërtimore të monumenteve, statusin e tyre të mbrojtjes dhe zhvillimet kulturore që kanë shoqëruar këtë hapësirë nga periudha paleokristiane deri në fazën pasbizantine të vonë. Në qendër të studimit qëndrojnë 23 ndërtime kishtare, të klasifikuara dhe të paklasifikuara si pasuri kulturore, si dhe ato që janë hequr nga lista e mbrojtjes që ne 1967, në të cilat ruhen gjurmë, fragmente apo programe të plota të pikturës murale. Përmes një qasjeje dokumentuese, hulumtimi analizon periudhat kulturore të zhvillimit të këtyre monumenteve, teknikat e realizimit të pikturës murale, shtresëzimet kronologjike, si edhe evidentimin e mjeshtërve dhe atelieve lëvizëse që kanë vepruar në hapësirë. Artikulli mbështetet në praktikat e gjurmimit në terren, analiza krahasuese të monumenteve, të dhëna epigrafike, burime arkivore dhe bibliografi, për të rindërtuar jo vetëm dinamikën historiko-artistike të pikturës murale, por edhe problematikat që lidhen me ruajtjen, dëmtimin dhe humbjen e statusit mbrojtës të një pjese të këtyre objekteve. Ky hulumtim përbën një qasje fillestare për pasurimin e bazës dokumentare mbi pikturën murale të bregdetit të Jonit, si dhe për thellimin e njohurive mbi rrjetet artistike të atelieve lëvizëse dhe statusin fizik e ligjor të këtij korpusi monumental.
Zitieren
APA
Çaushi, E. (2026). ARTI MURAL NË KISHAT E BREGDETIT - MBI MJESHTRAT DHE ATELIETË. Antropologji, 9(1), 9-54. https://doi.org/10.67537/antro09012602
Vancouver
Çaushi E. ARTI MURAL NË KISHAT E BREGDETIT - MBI MJESHTRAT DHE ATELIETË. Antropologji. 2026;9(1):9-54. doi:10.67537/antro09012602
BibTeX
@article{aushi2026,
author = {Çaushi, Edlira},
title = {ARTI MURAL NË KISHAT E BREGDETIT - MBI MJESHTRAT DHE ATELIETË},
journal = {Antropologji},
year = {2026},
volume = {9},
number = {1},
pages = {9--54},
doi = {10.67537/antro09012602}
}
EUVIMED