Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk
Gjurmime Albanologjike · 01.12.2024 · (54) · 155-175
DOI: 10.66898/gja.vi54.7442 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.12.2024. Verfasst von Gentrit Smakaj.
Abstract (Originalsprache)
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizjes xhonturke. Në kongresin xhonturk u parashtruan dy pikëpamje të rëndësishme. Pikëpamja e parë u hodh nga Ismail Qemali. Sipas tij, revolucioni nuk mund të bëhej vetëm me propagandë dhe botime, ndaj duhej siguruar që në veprimtaritë revolucionare të merrnin pjesë edhe forcat ushtarake. Ndërsa pikëpamja tjetër ishte se reformat duhet të bëheshin në vend duke kërkuar ndërhyrjen e shteteve evropiane. Në përputhje me vendimin e Kongresit të vitit 1902, grupi i “decentralizimit”, ku bënte pjesë edhe Ismail Qemali, u përpoqën t’i përdornin ushtarët osmanë për të arritur konstitucionalizmin. Marshall Rexhep Pashë Mati, komandanti i forcave osmane në Tripoli, filloi operacionin në përputhje me planin e përcaktuar më parë. Ndërsa dërgoi disa nga ushtarët nën komandën e tij në Selanik, ai kërkoi mbështetje edhe nga aleatët e tij, shqiptarët. Gjatë kësaj faze I. Qemali u takua me figura të rëndësishme britanike, greke dhe me Khedivin egjiptian dhe kërkoi mbështetjen e tyre në këtë proces. Britanikët ishin në dijeni të planit sekret dhe u premtuan revolucionarëve se do të fillonin një operacion detar për të mbuluar kalimin e Rexhep Pashës.
Zitieren
APA
Smakaj, G. (2024). Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk. Gjurmime Albanologjike, 155-175. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7442
Vancouver
Smakaj G. Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk. Gjurmime Albanologjike. 2024:155-175. doi:10.66898/gja.vi54.7442
BibTeX
@article{Smakaj2024,
author = {Smakaj, Gentrit},
title = {Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2024},
number = {54},
pages = {155--175},
doi = {10.66898/gja.vi54.7442}
}
EUVIMED