Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes
Gjurmime Albanologjike · 01.07.2024 · (54) · 233-252
DOI: 10.66898/gja.vi54.7382 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2024. Verfasst von Eriola Çoçaj.
Abstract (Originalsprache)
Frederik Rreshpja, i cili si poet jetoi në një periudhë kur në të gjitha fushat kishte shtrirë krahët e saj ideologjia komuniste, shfaqet në letërsinë shqipe si autor autentik, i shkëputur tërësisht nga letërsia në shërbim, për t’i ofruar lexuesit një botë letrash artistike e estetike. Ai njihet për botëkuptimin e veçantë mbi jetën në kuptimin personal dhe mbi vetë artin në kuptimin impersonal. Ky punim paraqet në detaje të holla këndvështrimin e Rreshpjes mbi artin dhe jetën, si binom që krijon më pas një unitet të vetëm, sepse për të arti shënon një arratisje nga bota reale e helmuar nga ideologjia komuniste. Punimi trajton poezinë e Rreshpjes si reflektim të emocioneve e ndjenjave më të thella shpirtërore, që i stimulon dashuria më e madhe dhe më e pastër, si dashuria e fëmijës ndaj nënës dhe nënës ndaj fëmijës. Vargjet sentimentale të ngjizura nga jeta e vështirë kanë si prag figurën e nënës, e cila shndërrohet në simbol të shpëtimit e të shpresës. Punimi trajton në thelb figurën e nënës dhe mënyrën e formësimit të saj në poezi, duke identifikuar tri nënat kryesore Rozafën, Ajkunën dhe nënën e Rreshpjes. Të tri këto nëna i përbashkon dhimbja për fatin e djemve të tyre. Duke qenë se interpretimi i poezisë nis nga vetë jeta e Rreshpjes, poezia do të trajtohet nëpërmjet metodës biografike, krahas asaj teoriko-analitike, e edhe komparativiste. Punimi synon një qasje sa më objektive në trajtimin e poezisë, për të dhënë një kontribut serioz në fushën e studimit letrar.
Zitieren
APA
Çoçaj, E. (2024). Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes. Gjurmime Albanologjike, 233-252. https://doi.org/10.66898/gja.vi54.7382
Vancouver
Çoçaj E. Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes. Gjurmime Albanologjike. 2024:233-252. doi:10.66898/gja.vi54.7382
BibTeX
@article{oaj2024,
author = {Çoçaj, Eriola},
title = {Figura e nënës në poezinë e frederik rreshpjes},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2024},
number = {54},
pages = {233--252},
doi = {10.66898/gja.vi54.7382}
}
EUVIMED