Tipologjitë e kishave të periudhës së krishterimit të hershëm në Kosovë
Gjurmime Albanologjike · 01.12.2023 · (53) · 73-89
DOI: 10.66898/gja.vi53.7414 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.12.2023. Verfasst von Zana Hoxha.
Abstract (Originalsprache)
Territori i Kosovës ishte i vendosur në kryqëzimin e Perandorisë Romake të Lindjes dhe të Perëndimit. Si i tillë, feja e re e krishterimit arriti në Ballkan mjaft herët. Gjurmët arkeologjike të monumenteve shfaqen në fund të shekullit të 4-t. Përhapja e shpejtë e krishterimit në të gjithë Perandorinë Romake dhe më tej ndikoi në zhvillimin e ndërtesave publike. Gjatë kësaj periudhe filloi një ndryshim qenësor në jetën shoqërore të popullit vendas. Kalatë e përdorura gjatë periudhës parahistorike nga Dardanët po përdoreshin sërish, por tani ishin përshtatur për nevojat bashkëkohore. Një fenomen në kalatë e rindërtuara është se tani në pjesën më të lartë të kalasë mban vendin kryesor kisha me ose pa ndërtesa ndihmëse. Deri më sot janë identifikuar pesëdhjetenjë ndërtesa të kësaj periudhe. Në pjesën e parë të punimit do të shpaloset një hyrje e përgjithshme me faktet historike në lidhje me periudhën, duke vazhduar me një analizë të detajuar të kishave sipas tipologjisë së tyre. Karakteristikat tipologjike do të paraqiten së bashku me shembuj konkretë. Si përfundim, krishterimi luajti një rol të madh në jetën e komunitetit lokal dhe dokumentimi i karakteristikave arkitektonike na çon drejt kuptimit më të mirë të kësaj periudhe.
Zitieren
APA
Hoxha, Z. (2023). Tipologjitë e kishave të periudhës së krishterimit të hershëm në Kosovë. Gjurmime Albanologjike, 73-89. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7414
Vancouver
Hoxha Z. Tipologjitë e kishave të periudhës së krishterimit të hershëm në Kosovë. Gjurmime Albanologjike. 2023:73-89. doi:10.66898/gja.vi53.7414
BibTeX
@article{Hoxha2023,
author = {Hoxha, Zana},
title = {Tipologjitë e kishave të periudhës së krishterimit të hershëm në Kosovë},
journal = {Gjurmime Albanologjike},
year = {2023},
number = {53},
pages = {73--89},
doi = {10.66898/gja.vi53.7414}
}
EUVIMED