EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Shteti dhe gjuha amtare në vështrimin e Prof. Eqrem Çabej

Emil Lafe

Gjurmime Albanologjike · 01.07.2023 · (53) · 11-25

DOI: 10.66898/gja.vi53.7344 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Gjurmime Albanologjike, online erschienen am 01.07.2023. Verfasst von Emil Lafe.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Profesor Eqrem Çabej njihet kryesisht si historian i gjuhës shqipe, por ai ka qenë gjithnjë i lidhur edhe me ecurinë e zhvillimit të shqipes letrare dhe mori pjesë në të gjitha veprimtaritë e rëndësishme të organizuara nga Instituti i Shkencave (1946-1957), dhe më pas nga Universiteti i Tiranës e nga Akademia e Shkencave për shqipen letrare, sidomos për përpunimin e normës drejtshkrimore dhe të normës letrare në përgjithësi. E. Çabej dha një kontribut të rëndësishëm në përcaktimin e rregullave të drejtshkrimit të shqipes (projektet e viteve 1948, 1951, 1956, 1967). Gjatë diskutimit të projektit drejtshkrimor të vitit 1967 mori pjesë në një numër takimesh me arsimtarë në rrethe të ndryshme të vendit për të njohur drejtpërdrejt mendimet e tyre, që i dëgjonte me vëmendje. Më tej dha një kontribut të cilësuar në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972) dhe në vijim, gjatë gjithë vitit 1973, mori pjesë rregullisht dhe me vetëdijen e një detyre të lartë shkencore e kombëtare në mbledhjet e komisionit për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe”, në pajtim me Rezolutën e Kongresit.

Zitieren

APA

Lafe, E. (2023). Shteti dhe gjuha amtare në vështrimin e Prof. Eqrem Çabej. Gjurmime Albanologjike, 11-25. https://doi.org/10.66898/gja.vi53.7344

Vancouver

Lafe E. Shteti dhe gjuha amtare në vështrimin e Prof. Eqrem Çabej. Gjurmime Albanologjike. 2023:11-25. doi:10.66898/gja.vi53.7344

BibTeX
@article{Lafe2023,
  author = {Lafe, Emil},
  title = {Shteti dhe gjuha amtare në vështrimin e Prof. Eqrem Çabej},
  journal = {Gjurmime Albanologjike},
  year = {2023},
  number = {53},
  pages = {11--25},
  doi = {10.66898/gja.vi53.7344}
}
Kostenlos starten →