Motivimi në procesin mësimor: Roli i mësimdhënësit dhe ndikimi mbi të nxënit e qëndrueshëm
Kërkime Pedagogjike · 01.01.2026 · 3 · 141-156
DOI: 10.62928/kp.v3i.8933 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, online erschienen am 01.01.2026. Verfasst von Migena Arllati.
Abstract (Originalsprache)
Motivimi përbën një nga faktorët më thelbësorë në procesin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe efikasitetin e mësimdhënies. Ky studim trajton motivimin në procesin mësimor duke u fokusuar në rolin e mësuesit dhe ndikimin që ai ka në të nxënit e qëndrueshëm të nxënësve. Përmes analizës së teorive kryesore psikologjike mbi motivimin dhe vetëvlerësimin, si dhe përmes të dhënave të mbledhura nga pyetësori i aplikuar në një grup prej gjashtëdhjetë nxënësish, studimi evidenton rëndësinë e vetëefikasitetit, vetëvlerësimit dhe metodat e mësimdhënies që nxisin angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve. Rezultatet tregojnë se motivimi i nxënësve lidhet ngushtë me stilin e menaxhimit të klasës nga ana e mësuesit, përdorimin e stimujve pozitivë dhe krijimin e një mjedisi mbështetës dhe inkurajues. Për më tepër, studimi vë në pah nevojën për reduktimin e metodave ndëshkuese dhe promovimin e inkurajimit, si dhe përfshirjen e aktiviteteve interaktive dhe punës në grupe për të arritur një mësim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm. Ky punim ofron rekomandime praktike për mësimdhënësit, me qëllim rritjen e motivimit dhe përmirësimin e rezultateve mësimore të nxënësve. Kumtesa synon të theksojë se motivimi nuk është vetëm një komponent emocional, por një mjet kyç për rritjen e efikasitetit pedagogjik dhe për ndërtimin e një kulture të qëndrueshme arsimore. Përmes analizës së literaturës bashkëkohore pedagogjike dhe të dhënave të mbledhura nga mësues në shkolla, punimi synon të identifikojë faktorët kryesorë që ushqejnë ose dëmtojnë motivimin profesional. Në përfundim, sugjerohen strategji konkrete për të nxitur dhe ruajtur një motivim të qëndrueshëm, me synimin për të përmirësuar rezultatet mësimore dhe për të zhvilluar një kulturë shkollore më të shëndetshme.
Zitieren
APA
Arllati, M. (2026). Motivimi në procesin mësimor: Roli i mësimdhënësit dhe ndikimi mbi të nxënit e qëndrueshëm. Kërkime Pedagogjike, 3, 141-156. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8933
Vancouver
Arllati M. Motivimi në procesin mësimor: Roli i mësimdhënësit dhe ndikimi mbi të nxënit e qëndrueshëm. Kërkime Pedagogjike. 2026;3:141-156. doi:10.62928/kp.v3i.8933
BibTeX
@article{Arllati2026,
author = {Arllati, Migena},
title = {Motivimi në procesin mësimor: Roli i mësimdhënësit dhe ndikimi mbi të nxënit e qëndrueshëm},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2026},
volume = {3},
pages = {141--156},
doi = {10.62928/kp.v3i.8933}
}
EUVIMED