EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve

Bardhyl Musai

Kërkime Pedagogjike · 01.01.2026 · 3 · 99-124

DOI: 10.62928/kp.v3i.8931 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, online erschienen am 01.01.2026. Verfasst von Bardhyl Musai.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Tema e të lexuarit të kuptimshëm në arsimin e obliguar ka fituar rëndësi të veçantë në kontekstin e reformave arsimore dhe vlerësimeve ndërkombëtare, sidomos në PISA, duke theksuar domosdoshmërinë për strategji mësimore ndërvepruese që fuqizojnë këtë shprehi themelore përmes të nxënit aktiv. Ky studim trajton përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në shkolla, një nga gjetjet kryesore të rezultateve të pakënaqshme të nxënësve të Kosovës në PISA, strategjitë e të cilave ndikojnë në zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm të nxënësit. Qëllimi i hulumtimit është të identifikojë më tej dhe të analizojë metodat dhe teknikat më të shpeshta që përdoren për të lexuarit e kuptimshëm të përmbajtjeve mësimore, parashtrimin e pyetjeve që nxitin të menduarit kritik, krijimtarinë, komunikimin përmes diskutimeve nxërvepruese dhe inkurajimin e bashkëpunimit. Studimi aplikon një qasje të përzier (sasiore dhe cilësore), me mostër të përzgjedhur prej mbi 1000 mësimdhënësish nga klasa e parë deri në të nëntën. Të dhënat për ketë studim do të mblidhen përmes analizës së teksteve shkollore dhe materialeve mësimore si dhe pyetësorëve me mësimdhënës. Gjetjet pritet të ofrojnë udhëzime dhe të kontribuojnë në përzgjedhjen dhe zbatimin e strategjive produktive të të lexuarit e kuptimshëm, për shkak të shprehive të kufizuara metodologjike që burojnë nga mungesa e trajnimeve të duhura për zhvillim profesional. Rezultatet do të tregojnë nivelin e përdorimit të strategjive të mësimdhënies që zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme aftësinë e nxënësve për të kuptuar dhe interpretuar tekstin. Zbatimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në shprehitë bazë të të lexuarit e kuptimshëm dhe që reflektohet në arritjet e pakënaqshme mësimore të nxënësve. Gjithashtu, studimi do të identifikoj strategjitë e mësimdhënies të cilat janë thelbësore për zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm të nxënësve. Rekomandohet do të ndikojnë në idetifikimin e fomave të mbështetjes së mësimdhënësve me programe të zhvillimi profesional të vazhdueshëm, që në fokus kanë fuqizimin e kompetencave të nxënësve në zhvillimin e të kuptuarit gjatë të lexuarit.

Zitieren

APA

Musai, B. (2026). Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve. Kërkime Pedagogjike, 3, 99-124. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8931

Vancouver

Musai B. Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve. Kërkime Pedagogjike. 2026;3:99-124. doi:10.62928/kp.v3i.8931

BibTeX
@article{Musai2026,
  author = {Musai, Bardhyl},
  title = {Strategjitë e mësimdhënies që mundësojnë zhvillimin e të lexuarit të kuptimshëm: këndvështrimi i mësimdhënësve},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2026},
  volume = {3},
  pages = {99--124},
  doi = {10.62928/kp.v3i.8931}
}
Kostenlos starten →