EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar

Mirlinda Bunjaku-Isufi

Kërkime Pedagogjike · 01.01.2026 · 3 · 39-52

DOI: 10.62928/kp.v3i.8928 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, online erschienen am 01.01.2026. Verfasst von Mirlinda Bunjaku-Isufi.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Zbatimi i kurrikulës nuk kufizohet vetëm në përmbajtjen mësimore, por kërkonndërlidhje me jetën reale përmes aktiviteteve jashtëshkollore dhe jashtëmësimore. Këto aktivitete janë të parashikuara në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës si pjesë thelbësore për zhvillimin e kompetencave të përgjithshme të nxënësve, si komunikimi, puna në grup dhe përgjegjësia qytetare. Ky studim trajton rolin e partneritetit prindër–mësues në planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve jashtëmësimore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar. Në hulumtim janë përfshirë 500 pjesëmarrës – 250 mësues dhe 250 prindër – nga dhjetë shkolla fillore publike në Kosovë, të përzgjedhura nga zona urbane dhe rurale. Është aplikuar një qasje e kombinuar metodologjike, me pyetësorë të strukturuar për të dhëna sasiore dhe intervista gjysmë të strukturuara për pasurim cilësor. U analizua gjithashtu dokumentacioni shkollor mbi përfshirjen formale të aktiviteteve jashtëkurrikulare në kurrikulë. Gjetjet tregojnë se përfshirja aktive e prindërve në jetën shkollore, sidomos përmes aktiviteteve jashtëmësimore, forcon bashkëpunimin shkollë–familje dhe krijon një klimë mbështetëse për zbatimin efektiv të kurrikulës. Rekomandohet që shkollat të institucionalizojnë këtë partneritet dhe të shfrytëzojnë aktivitetet jashtëshkollore/jashtëmësimore si ura ndërmjet të nxënit dhe jetës reale.

Zitieren

APA

Bunjaku-Isufi, M. (2026). Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar. Kërkime Pedagogjike, 3, 39-52. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.8928

Vancouver

Bunjaku-Isufi M. Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar. Kërkime Pedagogjike. 2026;3:39-52. doi:10.62928/kp.v3i.8928

BibTeX
@article{BunjakuIsufi2026,
  author = {Bunjaku-Isufi, Mirlinda},
  title = {Bashkëpunimi prindër–mësues në zbatimin e aktiviteteve jashtëshkollore si pjesë e kurrikulës së zgjeruar},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2026},
  volume = {3},
  pages = {39--52},
  doi = {10.62928/kp.v3i.8928}
}
Kostenlos starten →