EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Bekim Morina

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v12i1.4853 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Bekim Morina. Die Arbeit nennt 14 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të pesta, të shkollave publike në rajonin e Prishtinës. Qëllimi i hulumtimit ishte të kuptojmë cili është niveli i zbatimit të normës së shkruar nga nxënësit e klasave të pesta në shkollat e rajonit të Prishtinës. Mostrën e hulumtimit e përbëjnë 200 nxënës të klasave të pesta dhe 20 mësimdhënës (20 paralele) të 10 shkollave. Përgjegjësinë për t’ua mësuar nxënësve normën e shkruar e kanë mësimdhënësit, prandaj lidhur me këtë problematikë, përveç vëzhgimit (korrigjimit) të eseve të nxënësve, kemi marrë edhe opinionet e mësimdhënësve për zbatimin e normës në esetë e nxënësve. Rëndësia e këtij studimi qëndron në faktin se, krahas aspektit teorik, problematika në fjalë është hulumtuar drejtpërdrejt në shkolla, me një grupmoshë të caktuar të nxënësve. Nga rezultatet e nxjerra kemi kuptuar nivelin e zbatimit të normës së shkruar nga nxënësit e klasave të pesta, si dhe shkeljet më të shpeshta që ata i bëjnë gjatë shkrimit të eseve. Po ashtu, kemi trajtuar faktorët, të cilët ndikojnë në moszbatimin e duhur të normës së shkruar nga ana e nxënësve. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se jo të gjithë nxënësit e zbatojnë normën e shkruar të shqipes gjatë punimeve me shkrim. Në moszbatimin e normës së shkruar nga nxënësit ndikojnë edhe mediet, familjet dhe rrethi shoqëror, por edhe kujdesi që tregojnë shkollat dhe institucionet e tjera edukativo-arsimore.

Zitieren

APA

Morina, B. (2024). Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4853

Vancouver

Morina B. Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v12i1.4853

BibTeX
@article{Morina2024,
  author = {Morina, Bekim},
  title = {Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v12i1.4853}
}
Kostenlos starten →