Niveli i kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në përdorim të teknologjisë
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v12i1.4851 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Luljeta Shala. Die Arbeit nennt 24 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
Bota po ndryshon me ritëm të shpejtë, bashkë me teknologjitë digjitale, të cilat po e transformojnë secilin aspekt të jetës, të shoqërisë dhe të ekonomisë. Në Kosovë nuk janë bërë hulumtime specifike për përgatitjen e mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në nivel të kompetencave të tyre. Kemi konsideruar të nevojshëm realizimin e këtij hulumtimi, për të vërtetuar nëse mësimdhënësit e gjuhëve të huaja kanë nivel të mjaftueshëm të kompetencës digjitale për përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie të gjuhëve të huaja. Nga të dhënat e fituara mund të konstatojmë se mësimdhënësit e gjuhës së huaj kanë kompetencë të zhvilluar për përdorim të teknologjisë, por, megjithatë, sipas 40% të mësimdhënësve, kanë nevojë të vazhdueshme për zhvillim profesional, duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm të teknologjisë në botë. Gjithashtu, nga përgjigjet e nxënësve vërejmë se teknologjia përdoret në masë të madhe nga mësimdhënësit e gjuhëve të huaja, sidomos konsiderohet se përdoren Power point, Kahoot, video etj., për mësimdhënie, ndërsa gjatë kohës së pandemisë COVID 19 edhe aplikacionet e tjera online, për komunikim më të lehtë dhe pa kontakt fizik. Po ashtu, edhe nxënësit kanë njohuri të kënaqshme në përdorim të teknologjisë, në komunikim në rrjete të ndryshme sociale: Power point, Word, Kahoot, Zoom dhe Wikipedia, për hulumtime në projekte mësimore. Infrastruktura teknologjike në shkolla vlerësohet se është shumë mirë e pajisur, sipas opinioneve të 40% të mësimdhënësve, mirëpo kanë hasur në mjaft vështirësi gjatë pandemisë dhe mësimit online, sidomos në wifi, probleme me internet, por edhe në pajisje nga nxënësit nëpër shtëpi. Qëllimi i hulumtimit ishte të shqyrtojmë nivelin e kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja për përdorim të teknologjisë në mësimdhënie. Qasja hulumtuese është sasiore. Hulumtimi u realizua me anë të pyetësorit për mësimdhënës dhe pyetësorit për nxënës. Mostrën e përbëjnë 134 nxënës dhe 23 mësimdhënës të gjuhëve të huaja.
Zitieren
APA
Shala, L. (2024). Niveli i kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në përdorim të teknologjisë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4851
Vancouver
Shala L. Niveli i kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në përdorim të teknologjisë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v12i1.4851
BibTeX
@article{Shala2024,
author = {Shala, Luljeta},
title = {Niveli i kompetencës digjitale të mësimdhënësve të gjuhëve të huaja në përdorim të teknologjisë},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v12i1.4851}
}
EUVIMED