Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Nezir Çoçaj.
Abstract (Originalsprache)
Viti 2021 ishte mjaft sfidues për të gjitha sferat e jetës, e në veçanti për fushën e arsimit. Zhvillimi i procesit edukativo–arsimor u përcoll me probleme ndër më të ndryshmet, ndër to edhe fusha e hulumtimeve dhe kërkimeve në edukim, të cilën e mbulon Instituti Pedagogjik i Kosovës. Duke tejkaluar rrethanat e krijuara, këtë vit hulumtuesit e Institutit arritën të realizojnë projektet e tyre hulumtuese, duke bërë të mundshëm edhe publikimin e tyre në revistën e përhershme të Institutit, në “Kërkime Pedagogjike”, e cila është e konceptuar si tribunë e mendimit dhe hulumtimeve në fushën e edukimit. Lexuesit e fushës së arsimit, por edhe të interesuarit e tjerë, në numrin e sivjetmë të revistës, mund të informohen më tepër për: arsimin parashkollor në Kosovë, format e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, kompetencat digjitale të mësimdhënësve, përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat profesionale, qëndrimet e mësimdhënësve për lidhjen e teorisë me praktikën, sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale, normën e shqipes së shkruar, rezultatet e PISA-s 2018 etj. Rezultatet e hulumtimeve do t’u shërbejnë vendimmarrësve dhe mësimdhënësve për të avancuar praktikat e mësimdhënies dhe nxënies.
Zitieren
APA
Çoçaj, N. (2024). Parathënie. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v12i1.4850
Vancouver
Çoçaj N. Parathënie. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v12i1.4850
BibTeX
@article{oaj2024,
author = {Çoçaj, Nezir},
title = {Parathënie},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v12i1.4850}
}
EUVIMED