EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë

Safete Shala

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v11i1.4848 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Safete Shala.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Hulumtimi u realizua në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i faktorëve që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollat e Kosovës. Në hulumtim janë përfshirë nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë, klasat (6-9). Hulumtimi ishte i përzier, sasior dhe cilësor. Të dhënat sasiore i kemi marrë nga burime të ndryshme, duke përfshirë të dhënat nga shqyrtimi i literaturës, raporteve të ndryshme, lidhur me mësimdhënien dhe të nxënit efektiv në arsimin e mesëm të ulët. Popullatën e hulumtimit e përbëjnë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët, kurse mostra përbëhet nga gjithsej 150 nxënës dhe 85 mësimdhënës të klasave 6-9, nga rajone te ndryshme të Kosovës. Të dhënat e hulumtimit (sasiore) u mblodhën nga nxënësit dhe mësimdhënësit, përmes postës elektronike, për shkak të pandemisë globale, covid-19. Të dhënat janë analizuar dhe përpunuar në programin SPSS dhe janë paraqitur rezultatet në formë të tabelave dhe me diagrameve. Gjetjet e hulumtimit, nga hipoteza e parë e shtruar rezulton me vlerë të Regresionit, R Square të jetë 19% dhe niveli i signifikancës është 0. Për hipotezën e dytë vlera e R Square rezulton të jetë 25.8% dhe niveli i signifikancës është 0. Për hipotezën e tretë vlera e R Square rezulton të jetë 38.2% dhe niveli i signifikancës është 0. Sipas rezultateve të hulumtimit, mësimdhënësve u duhet që të arrijnë dhe të realizojnë në tërësi prioritetet që ndihmojnë përmirësimin e cilësinë së mësimdhënies dhe nxënies efektive. Rezultatet e këtij hulumtimi pritet të ndikojnë në përmirësimin e faktorëve për një mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Përfundimet dhe rekomandimet e hulumtimit janë në shërbim të shkollave gjatë zbatimit të faktorëve kryesorë që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive.

Zitieren

APA

Shala, S. (2024). Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4848

Vancouver

Shala S. Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v11i1.4848

BibTeX
@article{Shala2024,
  author = {Shala, Safete},
  title = {Faktorët që ndikojnë në mësimdhënie dhe nxënie efektive në shkollë},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v11i1.4848}
}
Kostenlos starten →