EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë

Agim Bujari

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v11i1.4847 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Agim Bujari. Die Arbeit nennt 24 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Kompetenca pedagogjike e mësimdhënësve është aftësia për të menaxhuar mësimin, gjegjësisht klasën dhe orën mësimore, e cila përfshin planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e rezultateve të të nxënit të nxënësve. Kompetencat pedagogjike: njohuritë, aftësitë, shprehitë, si dhe mënyrat dhe mjetet e realizimit të aktivitetit në komunikim, zhvillim dhe vetëzhvillim të personalitetit, duhet t’i zotërojë çdo mësimdhënës. Cilësia e kompetencës luan rol të rëndësishëm në krijimin dhe vendosjen e cilësisë së procesit të të nxënit për nxënësit, tregon nivelin e profesionalizmit të mësimdhënësve sipas fushës së tyre, si dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e performancës së të nxënit. Qëllimi i studimit të kësaj teme është të konstatohen cilat kompetenca pedagogjike i zotërojnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta. Popullacionin e hulumtimit e përbëjnë të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Kosovë, kurse grupin përfaqësues e përbëjnë 270 mësimdhënës. Mënyra e pjesëmarrjes së mësimdhënësve është e rastësishme. Studimi është i natyrës sasiore dhe për realizimin e tij si instrument është përdorur pyetësori për mësimdhënës, i shkallës Likert. Analiza e të dhënave është bërë përmes programit SPSS 21. Për realizimin e punimit, janë zbatuar metoda e analizës së dokumentacionit, metoda statistikore dhe metoda krahasuese. Përmes pyetjeve janë marrë opinionet e mësimdhënësve për kompetencat pedagogjike që i zotërojnë dhe njëkohësisht është përmbushur qëllimi i hulumtimit. Bazuar në rezultatet e përgjithshme, 88.7% e mësimdhënësve konsiderojnë se kanë kompetenca pedagogjike të nivelit të lartë, 8.3 % konsiderojnë se kompetencat e tyre janë në nivelin mesatar, ndërsa 3 % konsiderojnë se kompetencat i kanë në nivel të ulët, mesatarja e përgjithshme M=4.4. Rezultatet empirike vërtetuan se ka dallime në zotërimin e kompetencave pedagogjike nga ana e mësimdhënësve. Këto rezultate treguan se mesataren më të lartë për kompetencat pedagogjike e kanë mësimdhënësit e gjimnazeve, M=141.05, pastaj mësimdhënësit e shkollave profesionale, M=139.53, ndërsa mesataren më të ulët e kanë mësimdhënësit e shkollave të kombinuara, M=98.93, vlera e X2=7.438, p=0.024

Zitieren

APA

Bujari, A. (2024). Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4847

Vancouver

Bujari A. Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v11i1.4847

BibTeX
@article{Bujari2024,
  author = {Bujari, Agim},
  title = {Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v11i1.4847}
}
Kostenlos starten →