EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva

Selim Mehmeti

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v11i1.4846 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Selim Mehmeti. Die Arbeit nennt 35 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me një sistem të ri të vlerësimit të punës së shkollës, e filluar me vlerësim të jashtëm, nga viti shkollor 2017/2018, u shtrua si nevojë për t’iu qasur këtij hulumtimi, qëllimi i të cilit është marrja dhe analiza e mendimeve të bartësve kryesorë të vlerësimit të punës së shkollës për praktikën e realizimit të vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë dhe shqyrtimi kritik i raporteve të vlerësimit. Mostra e qëllimshme përfshin 61 respondentë, si inspektorë të arsimit, koordinatorë të cilësisë në Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorë dhe koordinatorë të cilësisë së shkollave që kanë kryer vlerësim të jashtëm të shkollës. Përpunimi i të dhënave sasiore u realizua me paketën e programeve kompjuterike SPSS dhe Excel, ndërsa ato cilësore sipas parimeve të metodës së analizës së përmbajtjes të promovuar nga Creswell (2007) Gläser & Laudel (2013). Gjetjet e hulumtimit tregojnë se ndryshimi i praktikave të vlerësimit të punës së shkollës, nga një sistem i inspektimit më shumë administrativ, në një sistem vlerësimi me karakter zhvillimor për shkollën, kërkon ndërrim të qasjes dhe procese pune e raporte cilësore që u mundësojnë shkollave për të kuptuar rolin dhe pritshmërinë për një performancë efektive dhe cilësore. Referuar gjetjeve të hulumtimit, procesi i vlerësimit të jashtëm i performancës së shkollës përshkruhet me zhvillime të ngadalshme dhe të fragmentarizuara, si rrjedhojë e mungesës së një qasjeje tërësore ndaj zhvillimeve dhe mekanizmave që lidhen me sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar në Kosovë. Në këtë kontekst, nevojitet koherencë dhe sinergji më e lartë ndërmjet proceseve dhe mekanizmave për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar në Kosovë. Rëndësia e hulumtimit qëndron në të kuptuarit e përvojave dhe njohurive më të thelluara sa i përket praktikës së vlerësimit, rolit dhe rëndësisë që ka vlerësimi i jashtëm i shkollës në sigurimin e cilësisë në shkollë.

Zitieren

APA

Mehmeti, S. (2024). Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4846

Vancouver

Mehmeti S. Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v11i1.4846

BibTeX
@article{Mehmeti2024,
  author = {Mehmeti, Selim},
  title = {Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v11i1.4846}
}
Kostenlos starten →