EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve

Luljeta Shala, Ismet Potera

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v11i1.4844 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Luljeta Shala und 1 weiteren Autor:innen. Die Arbeit nennt 16 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shkollë, përmes perceptimit të mësimdhënësve dhe të nxënësve dhe përcaktimit të teknikave për menaxhimin e sjelljes së papërshtatshme të nxënësve në shkollë. Qasja e përzier, sasiore dhe cilësore dhe përshkruese e vlerësuese, është përdorur për realizimin e hulumtimit. Të dhënat sasiore u grumbulluan nga mësimdhënësit dhe nxënësit përmes Google form dhe përmes postës elektronike. Mostra e rastit përbëhej nga 93 mësimdhënës të lëndëve të ndryshme dhe 103 nxënës të SHMU. Nga analiza e të dhënave shohim se si nga mësimdhënësit, ashtu edhe nga nxënësit, sjellje të papërshtatshme në orë mësimore konsiderohen zhurma në klasë, lëvizjet e parregullta, bisedat anësore, përdorimi i telefonave, ngacmimet, gjuha urrejtëse ofenduese etj. Vërejmë dallime ndërmjet mendimeve të mësimdhënësve dhe nxënësve sa i përket sjelljes së papërshtatshme, përkatësisht gjuhës urrejtëse, ofenduese, dhe menaxhimit të tyre në orë mësimore. Rreth 61% e mësimdhënësve mendojnë se gjuha urrejtëse, ofenduese, është sjellje e papërshtatshme e nxënësve në orë mësimore, ndërsa po për këtë 32% e nxënësve mendojnë se është sjellje e papërshtatshme në orë mësimore. Në anën tjetër, nxënësit në përqindje më të madhe (rreth 56%) kërkojnë më shumë vëmendje për këto sjellje, ose për menaxhimin e tyre në klasë. Sipas mësimdhënësve (52%) dhe nxënësve (56%), mosha më problematike për këto sjellje është ajo 14 -16 vjeç. Thellimi i të kuptuarit profesional të shkaqeve të sjelljeve do të ndihmojë mësimdhënësit të hartojnë programe për parandalimin e tyre. Njohja me llojin e sjelljes dhe shkakun pse veprojnë ashtu është një mekanizëm i mirë për menaxhimin e këtyre sjelljeve.

Zitieren

APA

Shala, L., & Potera, I. (2024). Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v11i1.4844

Vancouver

Shala L, Potera I. Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v11i1.4844

BibTeX
@article{Shala2024,
  author = {Shala, Luljeta and Potera, Ismet},
  title = {Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v11i1.4844}
}
Kostenlos starten →