Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v10i1.4842 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Safete Shala. Die Arbeit nennt 28 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suksesshëm. Hulumtimi ishte i përzier, sasior dhe cilësor, përshkrues dhe vlerësues. Në hulumtim janë përfshirë 14 shkolla të mesme të ulëta në Kosovë dhe është realizuar me mësimdhënës të klasave 6-9, të shkollave të mesme të ulëta, dhe me prindër të nxënësve të këtyre klasave. Gjithsej kanë marrë pjesë 300 respondentë, prej tyre 210 kanë qenë të përzgjedhur nga ana e mësimdhënësve, dhe 90 prindër të këtij niveli të shkollimit. Të dhënat janë mbledhur përmes teknikës së anketimit, ndërsa instrumente të hulumtimit janë pyetësori për mësimdhënës dhe për prindër. Rezultatet e këtij hulumtimi janë paraqitur në formë të tabelave dhe me anë të diagrameve, ku mësuesit dhe prindërit kanë dhënë opinione relativisht të kundërta sa u përket formave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre për arritjen e nxënësve në mësime. Prindërit dhe mësimdhënësit kanë shumë nevojë të komunikojnë ndërmjet vete, pasi që interesi i tyre është i përbashkët. Komunikimi mësimdhënës-prind ndikon pozitivisht në suksesin e nxënësve, por në komunikim të suksesshëm ndikon statusi social i prindërve, prandaj duhet të përkrahen aktivitetet e institucioneve profesionale në nivele të ndryshme për hartimin e doracakëve (për komunikimin shkollë-familje) që të funksionojë komunikimi në arsimin e mesëm të ulët në Kosovë.
Zitieren
APA
Shala, S. (2024). Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4842
Vancouver
Shala S. Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4842
BibTeX
@article{Shala2024,
author = {Shala, Safete},
title = {Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v10i1.4842}
}
EUVIMED