EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë

Mevlude Gashi

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v10i1.4841 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Mevlude Gashi. Die Arbeit nennt 16 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Edukatoret, të cilat realizojnë veprimtarinë edukative me fëmijët e grupmoshave nga 0-6 vjeç, shpesh gjatë punës së tyre ballafaqohen me sfida dhe pengesa të ndryshme. Përgatitja e tyre profesionale ka të bëjë më shumë me anën teorike të punës me fëmijë, e më pak me anën praktike, prandaj trajnimet që kanë ndjekur edukatoret, duke qenë të punësuara në institucione parashkollore dhe në shkolla, u kanë ndihmuar në realizimin më të efektshëm të punës së tyre. Edukatoreve u janë ofruar trajnime nga MASHT-i, nga IPK-ja dhe nga OJQ-të e ndryshme, por asnjëherë nuk është bërë ndonjë hulumtim se cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë t’i ndjekin edukatoret. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte të identifikojë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, në mënyrë që, bazuar në nevojat e tyre, të organizohen trajnime në të ardhmen. Hulumtimi është përshkrues dhe karakterizohet nga qasja kuantitative dhe kualitative. Hipoteza, nga e cila jemi nisur, është: Edukatoreve u ofrohen trajnime pa vlerësuar gjendjen se për cilat programe trajnimi kanë më shumë nevojë ato, për realizim më të efektshëm të punës së tyre. Pyetjet kërkimore që e orientuan këtë hulumtim janë: Cilat janë nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, krahas trajnimeve që u janë ofruar deri më tani? A vlerësohen nevojat e edukatoreve për zhvillim profesional, para se të ftohen për pjesëmarrje në ndonjë trajnim? Respondentët e këtij hulumtimi janë nga 50 edukatore të institucioneve parashkollore publike, 50 edukatore të institucioneve parashkollore private dhe 50 edukatore të klasave parafillore në kuadër të shkollave fillore, në disa komuna të Kosovës. Hulumtimi është realizuar me pyetësor për edukatore. Rezultatet paraqesin nevojën e ofrimit të trajnimeve të shumta për edukatore, e raste të veçanta më shumë ka nevojë për trajnime të edukatoreve që punojnë në IP private. Është e nevojshme të bëhen vlerësimi dhe monitorimi i edukatoreve për nevojat e tyre për trajnime. Zbatimi i kurrikulës bërthamë për klasën përgatitore paraqitet më shumë si vështirësi sesa si e dobishme. Ka nevoja të theksuara për krijimin e kushteve më të mira për punë në institucione parafillore/parashkollore në Kosovë. Nga rezultatet e këtij hulumtimi kanë dalë rekomandime që mund t’u shërbejnë hartuesve të programeve të trajnimit, zhvilluesve dhe ofruesve të programeve të trajnimit, si dhe zhvilluesve të politikave arsimore, për të planifikuar programe të nevojshme të trajnimit, të cilat mund të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së punës në edukim parashkollor në Kosovë.

Zitieren

APA

Gashi, M. (2024). Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4841

Vancouver

Gashi M. Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4841

BibTeX
@article{Gashi2024,
  author = {Gashi, Mevlude},
  title = {Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v10i1.4841}
}
Kostenlos starten →