Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v10i1.4840 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Arbnesha Mexhuani. Die Arbeit nennt 25 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
burim i informacioneve edukative për nxënësit ? Pjesëmarrësit e përfshirë në hulumtim janë nxënësit e klasave të teta, mosha e të cilëve është 13-15 vjeç. Hulumtimi është realizuar në periudhën mars-qershor. Mostra e studimit është 260 nxënës të 12 shkollave, të komunave të ndryshme të Kosovës: Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Hani i Elezit, Podujeva. Tetë shkolla janë përfaqësuar nga 25 nxënës, ndërsa katër shkolla nga 15 nxënës. Të dhënat janë mbledhur përmes teknikës së anketimit, ndërsa instrument i hulumtimit ishte pyetësori për nxënës. Televizioni zë vend shumë të rëndësishëm në jetën e nxënësve. Televizioni më shumë se çdo mjet tjetër e përgatit nxënësit si të sillen në shoqëri. Qëllimi i hulumtimit është analiza e perceptimeve të nxënësve për rolin edukativ të përmbajtjeve programore të televizioneve: RTK, KTV, RTV21 dhe Klan Kosova. Studimi është kuantitativ, të cilit i paraprijnë dy pyetje kërkimore: Çfarë roli luan televizioni në edukimin e nxënësve? A janë programet televizive: RTK, KTV, RTV21, Klan Kosova burim i informacioneve edukative për fëmijët? Rezultatet tregojnë se roli i këtyre programeve televizive, sipas perceptimit të nxënësve, është për të informuar opinionin, sidomos të rriturit, për ngjarjet nga politika, për të transmetuar serie zbavitëse (humoristike) dhe shumë pak për të ndihmuar nxënësit në aspektin edukativo-arsimor. Nxënësit nuk janë të kënaqur me këto programe, pasi, sipas tyre, nuk janë të kohës, janë të mërzitshme dhe duhet të ndryshojnë. Po ashtu, rezultatet tregojnë se përmbajtjet programore janë të varfra, nuk janë interesante dhe shumë pak janë burim i informacioneve edukative. Televizioni publik, RTK, për dallim nga televizionet tjera (KTV, Klan Kosova RTV21), e ka për obligim ligjor që të ofrojë përmbajtje edukativo- arsimore të cilësisë së lartë (Ligji për RTK, neni 7, paragrafi 1.3), mirëpo, sipas perceptimit të nxënësve, rëndësia dhe cilësia e programeve edukativo- arsimore renditet në pozitën e katërt, gjë që, sipas këtij rezultati, televizioni në jetën e nxënësve është mjet që shërben për zbavitje dhe rrallë mjet edukativ. Televizionet, në të ardhmen, në paketën e tyre programore të kenë më shumë emisione edukativo-arsimore, të cilat do të ndihmonin nxënësit në përvetësimin e Kurrikulës së shkollës, të transmetojnë sa më shumë shembuj pozitivë për këtë grup-moshë, si dhe t’u krijohet mundësia e hartimit të emisioneve /artikujve bazuar në opinionet e tyre, me qëllim të përfaqësimit (portretizimit) sa më të shpeshtë të tyre në medie.
Zitieren
APA
Mexhuani, A. (2024). Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4840
Vancouver
Mexhuani A. Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4840
BibTeX
@article{Mexhuani2024,
author = {Mexhuani, Arbnesha},
title = {Perceptimet e nxënësve për rolin edukativ të televizioneve të Kosovës},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v10i1.4840}
}
EUVIMED