EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala

Kërkime Pedagogjike · 2024

DOI: 10.62928/kp.v10i1.4839 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Bekim Morina und 1 weiteren Autor:innen. Die Arbeit nennt 19 Literaturangaben.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordinatorë të cilësisë. Të dhënat e hulumtimit janë të përziera, sasiore dhe cilësore, prandaj për realizimin e hulumtimit kemi përdorur metodën e analizës së dokumentacionit dhe metodën e analizës statistikore, ndërsa instrumentet e përdorura ishin pyetësorët për drejtorë të shkollave, për koordinatorë të cilësisë në shkolla dhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit. Të dhënat janë analizuar përmes programit SPSS. Mostrën e hulumtimi e përbëjnë 41 drejtorë shkollash fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë, të 14 komunave, si dhe 56 koordinatorë të shkollave dhe 10 koordinatorë të Drejtorive Komunale të Arsimit. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se përzgjedhja e koordinatorëve të cilësisë jo në të gjitha komunat është bërë sipas kritereve të parapara me udhëzimin administrativ. Në disa shkolla pozita e koordinatorëve është rregulluar me vendim, kurse në disa të tjera është bërë me aktemërim dhe akoma nuk janë certifikuar për përfundim të trajnimit, prandaj nuk janë mjaft funksionalë, nuk i kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe nuk posedojnë plane të veprimit. Sfidat me të cilat përballen koordinatorët janë të shumta, si: mungesa e kontratave, mungesa e trajnimeve, mungesa e përvojës, paqartësitë në ndarjen e detyrave ndërmjet koordinatorit dhe drejtorit (përshkrimi jo i saktë i detyrave të punës), hapësira e pamjaftueshme për punë, mungesa e mjeteve të punës, mungesa e klimës bashkëpunuese - refuzimi i bashkëpunimit, mosgatishmëria e mësimdhënësve për të bërë punë shtesë në shkollë etj. Sfida, përveç në nivel shkolle, vërehen edhe në nivel të DKA-ve dhe MASHT-it, si bashkëpunimi jo i duhur, ndarja e rolit dhe përgjegjësive në secilin nivel, ngarkesa me detyra shtesë. Vërehet mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë për ndryshime të vazhdueshme, si dhe hezitimi i marrjes së detyrave dhe përgjegjësive për përmirësim të cilësisë në shkolla.

Zitieren

APA

Morina, B., & Shala, L. (2024). Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4839

Vancouver

Morina B, Shala L. Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4839

BibTeX
@article{Morina2024,
  author = {Morina, Bekim and Shala, Luljeta},
  title = {Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla},
  journal = {Kërkime Pedagogjike},
  year = {2024},
  doi = {10.62928/kp.v10i1.4839}
}
Kostenlos starten →