Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v10i1.4838 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Haxhere Zylfiu. Die Arbeit nennt 18 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të shkruar dhe lexuar tekste të thjeshta në një gjuhë. Deri më tani, analfabet është konsideruar çdo person që në anketat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) është përgjigjur me JO në pyetjen A dini të shkruani dhe të lexoni? Si i tillë, vlerësimi merret vetëm me qëndrimet e të rriturve për shkathtësitë e tyre në shkrim-lexim. Në nivelin ndërkombëtar, Organizata për ekonomi, bashkëpunim dhe zhvillim – OECD realizon Programin për vlerësimin internacional të kompetencave të të rriturve (Programme for the International Assessment of Adult Competencies – PIAAC, i cili merret me matjen dhe vlerësimin e shkathtësive të të rriturve për shkrim-lexim dhe me mundësinë e zbatimit praktik të tyre në jetën e punës dhe profesionit. Studimi Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes PIAAC dhe përvojat në Kosovë synon të sjellë në pah dallimet në rezultatet e matjes dhe vlerësimit të zotërimit të shkathtësive bazë për shkrim-lexim nga ana e të rriturve në Kosovë, duke shfrytëzuar paralelisht instrumentet e zbatuara nga ASK-ja, si dhe instrumente të PIAAC-ut për këtë komponentë. Popullacionin e studimit e përbëjnë 370 nxënës të arsimit të mesëm të lartë në Kosovë (klasa 10-12). Të dhënat janë marrë nga pyetësori i standardizuar i ASK-së (ASK: Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2011), si dhe instrumentet e standardizuara të PIAAC për komponentin e shkrim- leximit. Reability Satistics treguan se koeficienti i besueshmërisë, Cronbach's Alpha, për kërkesat e pyetësorit është =,63. Gjetjet kanë treguar se ka dallime në mes të qasjes së ASK-së dhe asaj të PIAAC sa u përket matjes dhe vlerësimit të shkathtësive për shkrim-lexim. Përderisa 95,8%, e të përgjigjurve në instrumentin e ASK-së kanë deklaruar se dinë të shkruajnë dhe të lexojnë, rezultatet përmes vlerësimit PIAAC ishin më të ulëta dhe në rënie, nga niveli në nivel. Nga 78,5% të arritjeve të të anketuarve, sa ishin në nën-nivelin e parë të PIAAC, në nivelin e katërt arritjet pësuan rënie në 41,6%.
Zitieren
APA
Zylfiu, H. (2024). Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4838
Vancouver
Zylfiu H. Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4838
BibTeX
@article{Zylfiu2024,
author = {Zylfiu, Haxhere},
title = {Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v10i1.4838}
}
EUVIMED