Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve
Kërkime Pedagogjike · 2024
DOI: 10.62928/kp.v10i1.4836 ↗Kurz gefasst
Fachartikel in der Zeitschrift Kërkime Pedagogjike, 2024. Verfasst von Selim Mehmeti. Die Arbeit nennt 22 Literaturangaben.
Abstract (Originalsprache)
Kosova ka filluar zbatimin e sistemit të vlerësimit të maturantëve me Provim të Maturës Shtetërore nga viti 2006. Ky proces ka ngritur debate, polemika dhe shqetësime, për cilësinë e maturës dhe besueshmërinë e rezultateve të saj, për shkak të parregullsive të shumta, formave të ndryshme të mashtrimeve dhe kopjimeve. Janë publikuar pak raporte për analizën e rezultateve, procesin e administrimit të provimit të maturës, si dhe zërin e maturantëve, të cilët atakohen nga ky sistem i vlerësimit. Hulumtimi u zhvillua me 711 maturantë, të cilët kanë kaluar Provimin e Maturës Shtetërore në qershor të vitit 2018 dhe kanë aplikuar për regjistrim në njësi të ndryshme akademike në universitetet publike në Kosovë. Qëllimi i hulumtimit ishte të prezantojë mendimin e maturantëve lidhur me nivelin e përgjithshëm të kënaqësisë së tyre me praktikën e Provimit të Maturës Shtetërore, faktorët ndikues, si dhe kërkesat e orientimet e tyre për të përmirësuar cilësinë e provimit të maturës. Rezultatet tregojnë se mendimi i përgjithshëm i maturantëve të këtij viti për praktikën e realizimit të provimit të Maturës Shtetërore është pozitiv, i formësuar në masë të madhe nga rezultatet dhe arritjet e tyre në provimin e maturës shtetërore dhe jo nga cilësia e procesit. Kërkohet kulturë pune, angazhim, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për të përmirësuar cilësinë mësimdhënies, në mënyrë që nxënësit të përkrahen maksimalisht në arritjen e rezultateve të të nxënit, të marrin përgatitje të duhur për Provimin e Maturës Shtetërore, si dhe nevojiten veprime konkrete për të parandaluar të gjitha parregullsitë, mashtrimet dhe kopjimet në provimin e Maturës Shtetërore dhe në vlerësime të tjera që organizohen nga shkolla dhe MASHT-i. Rekomandimet e këtij hulumtimi kanë për bazë këto kërkesa.
Zitieren
APA
Mehmeti, S. (2024). Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve. Kërkime Pedagogjike. https://doi.org/10.62928/kp.v10i1.4836
Vancouver
Mehmeti S. Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve. Kërkime Pedagogjike. 2024. doi:10.62928/kp.v10i1.4836
BibTeX
@article{Mehmeti2024,
author = {Mehmeti, Selim},
title = {Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve},
journal = {Kërkime Pedagogjike},
year = {2024},
doi = {10.62928/kp.v10i1.4836}
}
EUVIMED