EUVIMEDEUVIMED entdecken
Open Access · CC BY-NC-ND 4.0

7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm

Linda Papi

Kosova Anthropologica · 2024

DOI: 10.62303/47d4e064 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Kosova Anthropologica, 2024. Verfasst von Linda Papi. Der Volltext ist frei zugänglich (Open Access, CC BY-NC-ND 4.0).

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Ky studim ka për qëllim të hulumtojnë praninë kelte në Italinë Veriore dhe në Adriatikun e Epërm gjatë fazës para pushtimit historik të vitit 388 para Krishtit. Sipas burimeve klasike, në fillim të shekullit IV para Krishtit, komunitetet kelte kaluan Alpet dhe u vendosën në Itali. Për shkrimtarët e lashtë, ky depërtim konsiderohej një ngjarje brutale, por dëshmitë arkeologjike tregojnë një situatë ndryshe, duke sugjeruar se prania kelte në Itali mund të gjurmohet që në shekujt e mëparshëm. Në shekullin V para Krishtit, Italia Veriore ishte e organizuar në njësi të mëdha kulturore që tregonin marrëdhënie të ngushta me komunitetet në veri të Alpeve, të bazuara në një sistem shkëmbimi në distanca të gjata. Në këtë kontekst të larmishëm, vërejmë përhapjen progresive të elementeve të fazës së vonë Halshtatit dhe Latenit. Do të fokusohemi në shembullin e vathëve të venetëve adriatikas, të gjetur në të dyja anët e Detit Adriatik. Artefaktet prej metali janë një fushë optimale për të reflektuar mbi këtë lloj hetimi. Prania e tyre na tregon përmasat e lëvizshmërisë individuale dhe na mundëson të thellojmë njohuritë mbi strategjitë e transferimit kulturor, transmetimin e modeleve dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Zitieren

APA

Papi, L. (2024). 7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm. Kosova Anthropologica. https://doi.org/10.62303/47d4e064

Vancouver

Papi L. 7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm. Kosova Anthropologica. 2024. doi:10.62303/47d4e064

BibTeX
@article{Papi2024,
  author = {Papi, Linda},
  title = {7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm},
  journal = {Kosova Anthropologica},
  year = {2024},
  doi = {10.62303/47d4e064}
}
Kostenlos starten →