EUVIMEDEUVIMED entdecken
Crossref

SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME

Ardian Muhaj

Studime Historike / Historical Studies · 2023

DOI: 10.61773/07jm4m73 ↗

Kurz gefasst

Fachartikel in der Zeitschrift Studime Historike / Historical Studies, 2023. Verfasst von Ardian Muhaj.

AbstractBibliografische AngabenZitierenVerwandte Studien

Abstract (Originalsprache)

Skllavëria përbën një dukuri të historisë botërore që ka prekur të gjithë kontinentet, ndonjëherë në të njëjtën kohë, apo njëri pas tjetrit.1 Statusi i skllavit në shoqërinë romake ishte i tillë sa që nuk mjafton të thuhet se ishte statusi më i ulët shoqëror, pasi skllavi nuk konsiderohej as si pjesë e shoqërisë, por në të gjitha rastet edhe ligjërisht i bashkëngjitej kafshës së punës. Disa shekuj më vonë, ky status kishte mbetur i njëjtë, dhe skllavi vazhdonte të konsiderohej si një plaçkë apo mjet pune. Burimet e skllavërisë në Antikitet dhe Mesjetë ishin të shumta, por mbizotëronte skllavërimi si pasojë e luftërave dhe konflikteve të ndryshme. Çështja e skllavërisë ndër ilirët ka zënë një vend fare të pakët në studimet e autorëve të ndryshëm mbi historinë e trojeve të stërlashta shqiptare, megjithëse skllavëria në Antikitet ka qenë një nga institucionet më të rëndësishme të strukturës shoqërore e lidhur direkt me mënyrën e marrëdhënieve të prodhimit. Zhvillim dhe përmasa të tjera mori fenomeni i skllavërisë me nisjen e dyndjeve të popujve që jetonin jashtë kufijve të perandorisë romake, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e popullsisë që më pas do të përballet me epokën e Mesjetës së Hershme.

Zitieren

APA

Muhaj, A. (2023). SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME. Studime Historike / Historical Studies. https://doi.org/10.61773/07jm4m73

Vancouver

Muhaj A. SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME. Studime Historike / Historical Studies. 2023. doi:10.61773/07jm4m73

BibTeX
@article{Muhaj2023,
  author = {Muhaj, Ardian},
  title = {SKLLAVËRIA NË TERRITORET SHQIPTARE GJATË ANTIKITETIT TË VONË DHE MESJETËS SË HERSHME},
  journal = {Studime Historike / Historical Studies},
  year = {2023},
  doi = {10.61773/07jm4m73}
}
Kostenlos starten →